Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, LSI: Tentativa e radhës e Ramës për të kontrolluar dhe kapur Policinë e Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, LSI: Tentativa e radhës e Ramës për të kontrolluar dhe kapur Policinë e Shtetit

Selia e LSI

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, me tone të ashpra ka thënë se kryeministri Edi Rama, sipas saj po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për të kthyer Policinë e shtetit në një polici politike që vepron nën urdhrat dhe shantazhin vetëm të qeverisë.

Ajo e konsideron projektligjin e ri fundin e pavarësisë së të gjithë organeve që sigurojnë rendin dhe sigurinë publike.

Ish-deputetja thotë se LSI është kundër miratimit të këtij projektligji, duke shtuar se ky është hapi i fundit drejt kontrollit të plotë të Policisë së Shtetit.

Fjala e plotë e Silva Caka:

Përshëndetje!

Qeveria e Edi Ramës nuk ndalet në kapjen e çdo segmenti të shtetit. Ajo po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për t’a kthyer Policinë e Shtetit në një polici politike, që vepron nën urdhrat dhe shnatzhin vetëm të qeverisë.

Projektligji i ri, i paraqitur nga mazhoranca, i cili suprimon Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshmë dhe krijon Agjencinë e Mbikqyrjes Policore, nuk është gjë tjetër përveçse fundi i pavarësisë së të gjithë organeve që sigurojnë rendin dhe sigurinë publike, kryesisht e Policisë së Shtetit, nga politika dhe kapja që ka vendosur t’i bëjë pushteti.

 Në ligjin aktual për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, ka 2 momente kyçe, të cilat garantojnë sadopak pavarësi të Policisë së Shtetit nga politika dhe këto 2 momente janë: emërimi i kreut të këtij institucioni dhe roli i tij në vlerësimin periodik të gradave bazë në Polici.

Aktualisht, drejtori i SHÇBA-së, emërohet nga Ministri i Brendshëm.

Gjithashtu, SHÇBA është përgjegjëse për vlerësimin periodik të efektivëve të Policisë, të cilët mbajnë grada të ulëta, duke bërë që efektivët që mbajnë grada të nivelit të lartë, të jenë subjekt i kontrollit të një Komisioni të Jashtëm, në mënyrë që të garantohet pavarësia dhe të shmanget trysnia politike mbi ta.

Dëshira e ethshme e Edi Ramës për të kapur Policinë e Shtetit, e nxit të krijojë me ligj një Agjenci, ku titullarin do t’a emërojë ai vetë, pa gradë policore, por bazuar në disa kritere tërësisht bazike dhe denigruese për Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, për të patur pushtet të plotë mbi Policinë, në të gjitha nivelet e saj, Edi Rama ka vendosur që vetting-un e efektivëve që mbajnë grada të nivelit të lartë, t’a bëjë pikërisht kjo Agjenci, në mënyrë që të sigurojë kontroll dhe të ushtrojë presion politik, çdo herë që krimit të organizuar t’i prishet qetësia nga Policia.

Lëvizja Socialiste për Integrim, shpreh kundërshtimin e saj për miratimin e këtij projektligji, i cili në gjykimin tonë shihet si hapi i fundit drejt kontrollit të plotë të Policisë së Shtetit.

Ne do të informojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit; sigurisht do të komunikojmë edhe me institucionet e Icitap dhe Pameca, të cilat prej vitesh asistojnë Policinë shqiptare, sepse vendosja e sundimit të ligjit dhe rendit në Shqipëri nuk bëhet me polici politike, por me një polici që I shërben vetëm zbatimit të ligjit. Kjo kapje e shtetit nga Rilindja ka bërë dhe që në klasifikimin botëror, Shqipëria të jetë thuajse njëlloj me regjimin e talebanëve në Afganistan.

Ku konsiston projektligji i ri?

Shkrirja e SHÇBA-së në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore.Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i AMP bëhet direkt nga Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri. Kështu parashikon projektligji i ri i përgatitur nga Ministria e Brendshme të cilin e ministri Bledi Çuçi e prezantoi në Komisionin e Ligjeve. Agjencia merr, grumbullon, përpunon dhe dokumenton informacion dhe të dhëna për Policinë e Shtetit, Gardës së Republikës dhe Zjarrëfikëses, njëlloj siç i janë dhënë policisë kompetenca.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë