TIRANE- Abuzimi korruptiv me fondet e ministrisë së punës dhe Çështjeve Sociale, zbuluar së fundi nga Prokuroria e Tiranës, pas akuzës së një shtetaseje, që ishte e punësuar më parë në atë dikaster, është kryer me ndërmjetësinë e një kompanie, tashmë të njohur si fituese e shumë tenderave të përfolur, si koncerti i Rita Orës, festimet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, etj. Të gjitha këto evente janë përballuar me shpenzime të konsiderueshme nga taksat e shqiptarëve dhe kanë kaluar nëpërmjet dy-tri kompanive.
Në rastin e 1 Majit, që do të mbulohej me një spot të shtrenjtë televizi, fitues është shpallur subjekti MC (Ministry of Communication), në bashkëpronësi të Elvis Themelit, emër i njohur me lidhje të ngushta me krerët e Partisë Demokratike dhe qeverisë së mëparshme.
Themeli zotëron në këtë kompani 50 për qind të aksioneve dhe është bashkëpronar me Driton Sahitin, drejtor marketingu në PTK (postë-telokomunikacionin e Kosovës). Praktikisht, kjo kompani ka shërbyer për organizimin e të gjithë fushatës së Partisë Demokratike, si një zyrë e vërtetë propagandistike e saj.
AKT AKUZAPor, nëpërmjet këtij subjekti, qeveritarët e Berishës realizonin edhe vjedhjen e fondeve publike. Sipas Prokurorisë, u është kërkuar informacion tre televizioneve kombëtare, ku, sipas ofertës së paraqitur nga subjekti fitues MC do të transmetohej spoti televiziv për festën e 1 Majit, por ka rezultuar se MC ka pajtuar një kompani tjetër PLATEA për një shërbim të tillë.
Në akt-akuzë rezulton e provuar që subjekti MC ka kontraktuar me tre televizionet dhe subjektin Platea që në datat 27.04.2010 dhe 28.04.2010, por konkurimi rezulton të jetë bërë krejtësisht fiktiv, pasi, nga dokumentacioni, rezulton që oferta e subjektit fitues të jetë protokolluar në ministri më datë 29.04.2010 dhe kontrata që e ka shpallur fitues është lidhur më datë 30.04.2010, çka të bind se subjekti fitues është paracaktuar dhe nuk ka patur konkurim fare.
Kontrolli i ShtetitDëmi i llogaritur ndaj shtetit është 66 mijë euro Më datë 21.05.2012 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është depozituar kallzimi penal nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit në ngarkim të punonjësve të Mimistrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Sipas kallzimit, gjatë organizimit të aktivitetit për festën e 1 Majit 2010 është vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në praktikën për organizimin e këtij aktiviteti ka mungesa të shumta për dokumentimin e aktivitetit, duke vlerësuar një dëm ekonomik për arkën e shtetit në vlerën 9.237.863 lekë ose 66 mijë euro.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana mikpret Paradën e Shqiptarëve, Bashkia publikon planin e masave për devijimin e qarkullimit të mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56