Agjencia Kombëtare e Mjedisit 'godet' sërish, kësaj radhe në Bashkinë Vlorë! Gjobitet Dritan Leli: Nuk menaxhoi si duhet mbetjet urbane (FOTO)

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vijuar me gjobat ndaj të gjithë atyre kryebashkiakëve që nuk menaxhojnë si duhet mbetjet urbane.

Kësaj radhë, AKM ka gjobitur kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, i cili edhe pse në pikun e sezonit turistik, e ka lënë Vlorës mes mbeturinave siç duket edhe në fotot e mëposhtme.

Kujtojmë se më herët edhe kryeministri Rama e kishte identifikuar këtë bashki si model të keq menaxhimi ku sipas tij kryebashkiaku fle gjumë. 

 'Ndërkohë që kemi bashki si Vlora kemi një kryebashkiak që fle gjumë. Një vend me potenciale të mëdha... Të qenit xix mëngjes drek, darkë. Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha siç është Pogradeci. Bashkia më shembullore përfshirë edhe Tiranën, është Shijaku. Kanë ça të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Tirana dhe Durrësi kanë kohë për të nxjerrë nga kapacitetet e tyre të natyrshme. Janë çështjes vullneti dhe durimi. Shqiptarët kanë qenë të varfër, por nuk kanë qenë pisanjos. Tani kjo situatë flet shumë jo për çfarë u bë, por sa gjynah se ka akoma zona dhe pjesë ku ka pisllëk.'- tha Rama.

Në një tjetër takim me kryebashkiakët në Pogradec, Rama e kritikoi sërish Lelin i cili sipas tij ishte në gjumë letargjik.  Rama thotë se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat.

Nuk është hera e parë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur kryebashkiakët e vendit. Më 8 shkurt u gjobit me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend.

Bushi është gjobitur me 500 mijë lekë, gjobë që parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011. 

Ai ishte kryebashkiaku i tretë në vend që gjobitet nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj për keqmenaxhimin e mbetjeve.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi Shpetimit: 09/08/2022 21:34

    Na i beri peshqesh dy mandate bashke i gjati kete melunin.Pisllek nga te gjitha anet tall b*then DUKA cornutua me Vloren.Vjen fshatari na ben zborr.Q M

    Përgjigju
  • Spiro: 09/08/2022 14:03

    Popse se shkarkon kete deshtak

    Përgjigju
  • Alma: 09/08/2022 13:46

    Ky Dritani e ka gjoben peshqesh nga Vilma Bello.Po mire ia bejne se edhe ky nuk di te beje ndere atyre qe e meritojne

    Përgjigju
    • Loli: 09/08/2022 17:25

      Ku di ndere ky.ky do vetem leke.pyesni taullaun se ai ia di gjobat

  • Titi: 09/08/2022 12:20

    Ikni o Legena,ju jeni si bordi Naftes. Ul 1 lek turpi zotit. Ca do bej Dritan Leli,e saboton Duka firma e pastrimit. Ka 20 vjet tall nuthen

    Përgjigju
  • Ambientalisti: 09/08/2022 11:43

    Gjobitet se nuk i vjen pas avazit krietarit thuaj se plerat na mbyten gjithandej, edhe ne Tirane.

    Përgjigju
  • Timi: 09/08/2022 10:50

    Lufta brenda llojit eshte me e eger se jashte tij

    Përgjigju
    • Amjeza: 09/08/2022 18:46

      Ate alabakun e komunales e ka ushtar komplet

    • Jorgo: 09/08/2022 17:18

      Ca lufte thua. Ky ësht thjesht nje hajdut i ndyr. Vjedh bashkine vjedh ujsjellsesin, vjedh komunalen. U bën presion dr per lek.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 09/08/2022 10:42

    Mirela Kumbaro Furxhi gjobit Dritan Lelin e Bashkise Vlore. Nderkohe qe Tirana qelbet sepse pastrohet vetem qendra ndersa periferia eshte katran me boje.

    Përgjigju
  • laliedi: 09/08/2022 10:34

    po mire keni bere. po Tirana? Sa here i shofim koshat keshtu edhe me keq madje? Apo njeri i nenes e tjetri i njerkes.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 09/08/2022 11:25

      Kur do zhduket ky kryebashkiak mixerabel qe gjithe vlora eshte nen pushtetin e plehrave. Shikoni ne çdo lagje qelbesirllek. As skuqetve as zverdhet kjo moster. Vetem per xhepat e tij mendon. Kulmi i korrupsionit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez 

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në pranga 19-vjeçari pakistanez