Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë në eventin e shpërndarjes së certifikatave të përfundimit të trajnimit për studentët ekselentë në administratën shtetërore, pjesë e programit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Rama përgëzoi të gjithë studentët pjesëmarrës, 350 të rinjtë të cilët përfituan kontratë 1-vjeçare punësimi ndërsa inkurajoi të rinjtë e tjerë, të cilët nuk arritën të merrnin pjesë, për tu mos u dorëzuar dhe për të vijuar me angazhimin e tyre në konkurs.
“Padashur të them që gjithçka në këtë proces shkon fjollë, se dhe ky ka ato defektet e veta, keni parasysh që edhe vlerësimi i meritës përderisa edhe në rastin kur bëhet një vlerësim, prapë janë njerëzit, ka dhe anën e vet subjektive. Pa vënë në dyshim ata që e kanë fituar, e meritojnë, dua t’ju them atyre që nuk e kanë fituar, të mos ndjehen të përjashtuar”, tha Rama.
Kryeministri gjithashtu bëri me dije se përgjatë 9 viteve, nga ky progam në administratën shtetërore janë punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona.
“Duke marrë një jehonë pozitive nga ata që merren me organizimin, dhe duke pasur një përshtypje pozitive nga ministrat dhe drejtuesve të institucioneve për qasjen, seriozitetin, dëshirën tuaj për të mësuar, unë jam bërë realisht që besimtar i fortë i këtij programi. Ky program ka punësuar në mënyrë përfundimtare rreth 1600 persona.
Ajo që i bën këto numra të rëndësishëm është se janë 1600 burime njerëzore cilësore që kanë potencial për tu zhvilluar dhe që kanë kapacitetin për të qenë nesër drejtues të sektorëve, drejtorive. Tani kemi kapërcyer dhe një ngërç, atë të eksperiencës”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri bëri me dije dhe hapjen e një tjetër programi në mbështetje të të rinjve, projekt, i cili ka kushtuar rreth 65 milionë euro që dhe që do t’i ofrojë studentëve mbështetje financiare, mundësi reale punësimi dhe trajnimi.
“Projekti i Garancisë Rinore është në projekt i cili ka i synim të identifikojë dhe të aktivizojë të rinjtë që kanë potencial, por që nuk janë aktivë në kërkim e rrugës së nxjerrës më të mirës nga vetja. Ka si qëllim të ofrojë mbështetje ekonomike, trajtime dhe aftësim profesional mundësi konkrete punësimi dhe vazhdimin e arsimit. Është një projekt rreh 65 milionë euro”, tha Rama.
Komente











