Një ndër tri-katër kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare të vlerësimit financiar, Moody’s, ka njoftuar se ka ulur një shkallë vlerësimin bërë bankës shqiptare Credins Bank, duke e klasifikuar situatën e saj perspektive, nga „e qendrueshme“, në „negative“. Në një njoftim nga qyteti qipriot i Limasolit, kompania bën me dije se të gjitha vlerësimet e tjera lidhur me këtë subjekt bankar ( Credins Bank Sh. a.) mbeten të pandryshuara në shkallën B1 të klasifikimit të saj për depozitat në monedhën vendase, me përjashtim të perspektivës së saj.
Ky pohim, sipas njoftimit, pasqyron pritjet nga ana e Moody’s që aftësia përfituese e bankës para provigjioneve mund të ndodhet nën presion nga rritja e krëdisë së keqe dhe ngadalësimi i ekonomisë shqiptare.
Situata aktuale vlerësohet si pozitive nga Moody’s, që përmend raportin e kapitalit të përmirësuar, nga 13.4 për qind në fund të vitit 2010, në 14.2 për qind në fund të 2012-ës, ndërkohë që norma e mbulimit me provigjione të kredive të këqia është rritur në 67%, nga 48 për qind.
Por, pavarësisht nga kjo, kompania mendon se, ndërkohë që banka është treguar e aftë për të përballuar kostot më të larta aktuale të provigjionimit, më tutje norma e fitimit do të bjerë gjithnjë e më shumë nën presion si pasojë e uljes së normës së interesit neto dhe si pasojë e rritjes së kufizuar të huasë. Në vijim të kësaj logjike, Moody’ vlerëson që këtu qendron një rrezik se këta faktorë mund të çojnë në ulje të normës së fitimit para provigjioneve, në një nivel që nuk do të ishte i përshtatshëm të përballonte humbje të vazhdueshme të larta të kredisë.
Moody’s pret që norma e fitimit e Credins Bank të preket edhe nga ulja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që kjo normë mund të ulet edhe më tej. Po kështu, duhet të ndikojë edhe vëllimi më i ulët i biznesit.
Kompania vlerëson se ndikim të veçantë do të ketë ulja e kërkesës për kreditim nga ana e ndërmarrjeve dhe individëve më të besueshëm. Rritja e kreditimit ka zbritur në nivelin e 10 përqindëve gjatë vitit 2012, thuhet në njoftim, ndërkohë që nga viti 2007 deri në vitin 2011 rritja vjetore e kreditimit nga ana e bankës ka qenë në nivelin 40 për qind. Moody’s pret që ritmi i kredisë të ulet më tej gjatë vitit 2013.
Dicitura
Njoftimi i agjencisë vlerësuese Moody’s për bankën shqiptare Credins Bank
Detaj
Ritmet
Rritja e kreditimit nga Credins ka zbritur në nivelin e 10 përqindëve gjatë vitit 2012, thekson Moody’s, ndërkohë që nga viti 2007 deri në vitin 2011 rritja vjetore e kreditimit nga ana e bankës ka qenë në nivelin 40 për qind
========
Box poshte majtas
Periudha zgjedhore
Gjatë fushatës, në qarkullim 44 mln euro më shumë
Sipas statistikave të BSH, në maj të këtij viti, kohë që përkon me kulmin e fushatës zgjedhore, është konstatuar një rritje e ndjeshme e parasë jashtë korporatave depozituese, që është zgjeruar me rreth 4%. Kjo do të thotë që rreth 6 miliardë lekë, apo 44 milionë euro, më shumë janë hedhur në qarkullim vetëm në një muaj. Në muajt e mëparshëm ndryshimet e nivelit të parasë jashtë banke kanë qenë të ulëta. Rritja e shpenzimeve kapitale, por edhe fushatat e partive kryesore, në garën për të tërhequr sa më shumë elektorat, ishin arsyeja kryesore që vlerësohet të kenë ndikuar në këtë tendencë.