Agjencia Standard & Poor’s vlerëson Shqipërinë në ‘B+’! Ministrja e Financave: Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte e fortë

Agjencia Standard & Poor’s vlerëson Shqipërinë në ‘B+’! Ministrja e Financave: Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte e fortë

Në rishikimin më të fundit të saj (28 Janar, 2022), agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”, bëri tě ditur Ministria e Financave në një njoftim për shtyp.

Agjencia vlereson se rritja reale do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3 përqind, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm; Agjensia pret që Deficiti fiskal do të ulet në periudhën afatmesme, duke sjellë si rezultat rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në Presioni.

Gjithashtu vlereson se presioni i jashtëm do të jetë i menaxhueshëm duke pasur parasysh se rezervat valutore të vendit mbeten të larta dhe borxhi i jashtëm rritet vetëm në mënyrë të moderuar, duke mbështetur edhe stabilitetin e kursit të këmbimit gjatë viteve të ardhshme.

Vlerësimi i agjensisë mbështetet nga perspektiva rritjes ekonomike të Shqipërisë, regjimi relativisht fleksibël i kursit të këmbimit dhe rezervat e forta valutore. Megjithëse konsolidimi fiskal ka të ngjarë të ngadalësohet, ne besojmë se deficiti i qeverisë do të ngushtohet në vitet e ardhshme.

Agjensia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte jashtëzakonisht e fortë dhe pret që ritmet reale të rritjes për këtë vit të jenë 8.5-9.0 përqind në terma realë. Ndërkohë, duke pasur parasysh normën e ulët të kursimeve në ekonomi, agjensia beson se reformat e duhura në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e flukseve hyrëse të investimeve të huaja do të jenë kritike që Shqipëria të mbajë një ritëm më të lartë të konvergjencës së të ardhurave me homologët e rajonit dhe me eurozonën.

Agjensia konstaton se, krahas përpjekjeve për të forcuar balancën fiskale, autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, përfundon njoftimi i financave.

Në një reagim zyrtar Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cilëson si lajmë të mirë dhe thekson ndër të tjera se agjencia parashikon gjithashtu se deficiti fiskal do të vijë në ulje në afatmesëm, duke sjellë rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në.

‘Lajm i mirë! Agjencia prestigjioze S&P konfirmon vlerësim në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë. Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte jashtëzakonisht e fortë dhe parashikon që ritmet reale të rritjes për këtë vit të jenë 8.5%-9% në terma realë. Edhe në periudhë afatmesme rritja reale do të mbetet e qëndrueshme në 3.5%-4.3%, e mbështetur fort nga konsumi familjar, investimet në infrastrukturë dhe gjallërimi i turizmit. Agjencia parashikon gjithashtu se deficiti fiskal do të vijë në ulje në afatmesëm, duke sjellë rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në.’- thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja