Agjencitë turistike të mbyllura: Nuk e dimë me cilat shtete është hapur kufiri

Sot janë të hapur kufijtë në vendin tonë, por ende nuk është saktësuar se me cilët vende ne do të mund të kemi hyrje-dalje. Paraprakisht agjencitë turistike shprehen se ende nuk i kanë marrë prenotimet e para sa i takon sezonit veror. Aktualisht ato po pjesën e rezervimeve për udhëtimet brenda për brenda vendit.

“Nuk është e qartë pjesa se kush kufi është hapur, Greqia përshembull i hap kufijtë me datë 15, dhe ne jemi në pritje të vendimit për tu sqaruar më tej. Porsa i përket pjesës së turizmit ne kemi përgatitur paketat brenda për brenda vendit, gjithashtu edhe hotelet, për ata që duan të pushojnë në fundjavë, ose gjatë javës", tha Jetmira Hoxha

Shqetësuese në këtë situatë pas-COVID, është mbyllja e shumë Agjencive. Në rrugën e Durrësit në kryeqytet, vihet re se numri i agjencive që i janë rikthyer aktivitetit është i përgjysmuar.

Mbyllja e bizneseve është efekti më i keq që po lë pas COVID-19 në ekonomi.

Pikëpyetja më e madhe një situatë të tillë është nëse do të ketë turistë të huaj këtë vit? Jetmira Hoxha përfaqësuese e një Agjencie Turistike thotë se ende nuk ka asnjë prenotim.

“Për momentin nuk janë ndjerë fare, sepse as ata vetë nuk e dinë. Gjermani ende kufijtë me vendet e Bashkimit Evropian, ne presim vendimin e datës 8 qershor, i cili do të dalë nga BE, që dhe njerëzit të fillojnë të lëvizin për të vendosur nëse do të vijnë në Shqipëri apo se ku do të punojnë”, pohon ajo.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit nuk ka më paketa ‘All Inclusive’.

“Është hequr koncepti i All Inclusive për këtë vit. Nuk do të ketë, ose do të shërbehet në dhomë, ose tek pjesa e restorantit, por çmimet do të kenë një ndryshim të vogël mund edhe të rriten në varësi të situatës”, tha Hoxha.

Agjencitë turistike kanë të paqartë edhe pjesën e transportit edhe pse tashmë kanë krijuar edhe skenarët e tyre për mënyrën se si do të ulen udhëtarët në autobusë, të pajisur me maska, dezinfektant si dhe do t;ju matet temperatura, të gjitha këto kosto shtesë do të përfshihen tek paketa turistike.

“Ne kemi menduar edhe pjesën se si do të ulen në autobus, një vend po dhe një vend jo, me maska, dezinfektant me vete, dhe do t’ju matet temperatura. Kostot shtesë janë llogaritur të gjitha tek pjesa e biletës”, shprehet Hoxha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja