Agjenti takim me presidentin e Tottenham, Eriksen shumë shpejt pritet të jetë i Interit

Agjenti takim me presidentin e Tottenham, Eriksen shumë shpejt pritet të jetë i Interit

Në Angli raportojnë se Tottenham do të pranojë të shesë Eriksen te Inter vetën në rast se këta të fundit do të ofrojnë 17 mln paund. Për momentin zikaltërit kanë shkuar në 11 mln paund dhe dy të tjera në formë bonusesh, por drejtuesit e skuadrës italiane kanë deklaruar me kofidencë se janë optimist për të marrë mesfushorin danez.

Sot agjenti i futbollistit ka programuar një takim me presidentin e klubit të ‘spursave’ Daniel Levy, ndërsa më herët ka patur takime në Milano me drejtuesit e Interit.

Duke parë rrethanat mendohet se është çështje kohe që Eriksen të kompletojë kalimin te zikaltërit, të cilët sot kanë kompletuar edhe afrimin e dytë në këtë merkato Victor Moses. Ish-futbollisti i Chelsea-s ka kryer vizitat mjekësore dhe nga çasti në çast pritet zyrtarizimi në faqen e klubit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)