Sot besimtarët myslimanë kanë përcjellë një muaj me plot 29 ditë agjërimi dhe sakrificash, mirëpo ajo që është më e rëndësishme është kuptimi dhe mësimet që nxirren nga të agjëruarit dhe jo vetëm qëndrimi pa ngrënë dhe pa pirë.
Këngëtari i dashur për publikun, Ylli limani ka folur pikërisht mbi këto ndjesi dhe ka treguar mësimet që ka nxjerrë gjatë muajit të parë që ka agjëruar në jetën e tij.
Ai zbuloi për ndjekësit se e kishte agjëruar çdo ditë të këtij muaji të bekuar ku u shpreh se privimi nga konsumimi i ushqimit dhe ujit e bën më të lehtë për të kuptuar si ndjehet dikush që nuk ka.Këtë muaj Ylli tha se ia dedikoi pastrimit shpirtëror, rregullimit të sjelljeve dhe qëllimeve të tij.
Në një postim në InstaStory, këngëtari shkruan:
“Ky ka qenë Ramazani i parë që e kam agjëru fillim-fund. Mësova shumë për vetëdisiplinë, me pas kujdes, ç’ka them, shoh, nij, mendoj edhe boj.Pa bukë e ujë, e kupton shumë më mirë dikon që nuk ka.Gjatë ton muajit kam reflektu, ku jom, ku po du me shku edhe çka jom tu bo mirë ose keq.Msova që përnime nuk kom për çka me u anku: fokusohu në çka ki edhe ji falenderues 24 orë në ditë.Ma e rëndësishmja, m’u rikonfirmu edhe nihere fuqia e qëllimit: kur e ki të qartë çka po don, gjithçka osht e mundshme.Zoti na pranoftë agjërimin!”- shkruan ai.