Presidenti i ekipit të Juventusit Andrea Agnelli gjatë një konference për mediat ka dhënë alarmin për degradimin që ka pësuar futbollit italian duke humbur shkëlqimin e dikurshëm.
Shkak për këtë sipas njëshit të juventinëve nuk është thjeshtë kriza ekonomike, por ka edhe disa faktorë të tjerë, të cilët duhet të pësojnë ndryshime të menjëhershme.
" Duhet filluar një reformë duke filluar nga numri i ekipeve në kampionat, në sektorin e të rinjve dhe deri tek gjykata sportive, vetëm në këtë mënyrë futbolli Italian do të ri ngrihet edhe njëherë" shprehet Agnelli.
Ndërsa përsa i përket ekipit të Juventusit, presidenti është shprehur i kënaqur me ecurinë në Serinë A. "Objektivi është të shpallemi sërish kampion të italisë. Shoqëria ka kryer gjithmonë ndryshime duke u përshtatur me nivelet e futbollit evropian.
Një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Për pak vite mendoj që Juventusi do të bëhet ekipi më popullor në botë, kjo falë investimeve të shoqërisë” përfundon Agnelli.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com