E sapo kthyer nga Shtet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka kaluar festat e fundvitit, bukuroshja Agnesa Vuthaj është shfaqur me një model dhe ngjyrë të re të flokëve: e kuqe flakë.
E sapo kthyer nga Shtet e Bashkuara të Amerikës ku edhe ka kaluar festat e fundvitit, bukuroshja Agnesa Vuthaj është shfaqur me një model dhe ngjyrë të re të flokëve: e kuqe flakë. Menjëherë sapo ka vendosur të bëjë këtë ndryshim total, ish-Miss Albania dhe përfaqësuesja e vendit tonë në Miss Universe, ka postuar në faqen e saj personale këtë foto për të pritur reagimet e fansave. Padyshim që të gjitha nuk mund të ishin pozitive, pasi kishte nga ata që janë mësuar me pamjen e vjetër të Agnesës, ndërsa shumë të tjerë kanë dhënë një “Like” për ngjyrën dhe modelin e ri. Ndoshta pas këtij ndryshimi që ka sjellë në pamjen e jashtme, Agnesa ka në mendje edhe ndonjë transformim tjetër në jetën e saj private, pse jo edhe në atë profesionale.