Ka tentuar të provojë duke eksperimentuar në kuzhinë dhe ajo mendon se ja ka dalë mbanë: por a është realisht Agnesa Vuthaj një kuzhiniere e zonja? E në fakt nga sa shihet edhe në foto, Agnesa di vetëm të përgatisë vetëm ndonjë anti-pastë të vogël, por aspak ndonjë recetë të komlikuar cila realisht kërkon shumë mund dhe njohuri në këtë fushë. Por, ajo që të bën përshtypje, është fakti sesi Agnesa, një Miss (ndryshe nga të tjerat), tenton të provojë, pra ka sensin e orientimit për të provuar gjëra që më parë nuk i ka menduar. Pra, nuk është aspak nga ato vajza që parapëlqen që të tjerët të gatuajnë për të, pa prishur manikyrin, duke pritur që të tjerët t’i shtrojnë tavolinën. Fundja, kjo nismë e Agnesës mund të themi që është gjysma e punës, ndoshta më vonë, provon ndonjë recetë pak më të komplikuar.
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
13%
Të gabuar
84.9%
Nuk e di
2%
Vota total: 299
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?