Agolli për A1 Report: Vaçja
s'do vdesë, do kthehet në flutu

Agolli për A1 Report: Vaçja<br />s'do vdesë, do kthehet në flutu
TIRANE- Shkrimtari i madh Dritëro Agolli në një intervistë telefonike për  A1 Report tha se Vaçe Zela nuk do të vdesë por do të kthehet në një flutur.  

Agolli kujton momentet kur bashkëpunonte me Vaçe Zelen artisten e madhe shqiptare e cila mund të krahasohet me artistët e nivelit botëror.

“Vaçe Zela e ka ngritur lart edhe këngën e muzikës sonë. Vaçe Zela krahasohet me artistët më të mëdha të botës. Edhe këtë e them me bindje të madhe. Po të kishte mundësi ajo edhe sot do të zhvillonte karrierë në Europë. Është lavdia e këngës sonë në Shqipëri. Mburremi me këngën e saj dhe gjithmonë do t’i këndojmë edhe duke ecur në një fushë apo në një mal, auditor edhe në dhomë me të dashurit tonë. Ajo është një fenomen që do të jetojë tërë jetën.  Kam bashkëpunuar dhe kam bërë tekste bashkë me kompozitorët si Nikolla Zoraqi dhe kam vënë re një kërkesë të madhe të saj për të bërë një tekst kënge. Ajo nuk të linte të qetë gjersa t'i pëlqente vargu. Nëse s'i pëlqente vargu e muzika e linte e thoshte nuk mund ta këndoj këtë këngë. Talenti i saj nuk binte në kompromis. Aty ku të prehet të mbushet me lule varri i saj. Ajo nuk do të vdesë do kthehet në një flutur dhe do fluturojë ngado. Një artise e madhe si Vaçja sjell me vete si magnet edhe të tjera, do të ketë shkolla e të kënduarit “, tha Agolli për A1 Report.

Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane