Agolli: Si ma vunë emrin Dritëro

Agolli: Si ma vunë emrin Dritëro
Nga Shkupi janë nisur enkas për të takuar shkrimtarin bashkëshortët Agon dhe Teuta Demjaha. Janë dy intelektualë shqiptarë, pinjollë të familjeve më patriote shqiptare, që ka në Maqedoni, që djalit të tyre ia kanë vënë emrin Dritëro.

Kjo nuk ka qenë rastësi. Shkak ka qenë dashuria, mirënjohja, vlerësimet për krijimtarinë e shkrimtarit, që sikurse shprehen, ka qenë një ëndërr për ta takuar e biseduar fizikisht me korifeun e letërsisë shqipe. Vizita e familjes Demjaha ka zgjatur gjatë, me gjithë merakun e bashkëshortes, Sadies, se po lodhet Dritëroi.

Aty u bën biseda, shkëmbyen dhurata dhe emocionet e kësaj dite të pazakontë u fiksuan në dhjetëra foto. Po në këtë ditë shkrimtarit të madh i ka ardhur një dhuratë e veçantë edhe nga këngëtari Italian Al Bano Karrisi: Një shishe verë "Felicita". Kjo vizitë e rrallë së bashku me një intervistë ekskluzive të Dritëro Agollit për "Shqiptarja.com" rrëfejnë shumë intimitete dhe ngjarje të panjohura nga jeta e shkrimtarit të madh në pragun e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri 2012.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën SHQIPTARJA.com, 27 dhjetor 2012


(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK