Burimet thonë se me urdhër të Ministrit të Financave janë emëruar tre administratorët e mësipërm nga Agjensia, të cilët kanë bërë edhe inventarizimin e pajisjeve të televizionit. Sipas prokurorisë, janë mbajtur shënim çdo aparaturë e gjetur brenda në television, mjetet e tjera për llogari të kësaj media si dhe të gjitha borderot e hyrje-daljeve të kompanisë “Agonset”. Burimet thonë, se referuar këtij procesverbali të inventarizimit, vlera e pajisjeve të cilat janë mbajtur shënim kap velrën e rreth 1.2 miliard lekë të reja. Kjo shumë, sipas agjencisë së administrimit të këtyre pronave, është nxjerr nga një përllogaritje e thjeshtë, mbi bazën e çmimeve të referencës në treg të këtyre pajiseve.
39 milion euro
Ministria e Financave bënë me dije se vijon puna për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës ku është vendosur sekuestro për shoqëritë “Energji”shpk, “400” KE, “Fuqi” Cabel System” shpk dhe “Agon-set” shpk.Ndërkohë prokurorët thonë se vlera e pajisjeve të sekuestruara është shumë larg shumës që dyshohet se Francesko Bechetti ka pastruar në Shqipëri. Sipas materialeve hetimore, kompanit që drejtoheshin nga Beçhetti dhe familjarët e tij, dyshohet se në Shqipëri kanë pastruar rreth 39 mln euro.
Gazeta “Shqiptarja.com” shton se inventarizimi i pajisjeve të këtij televizioni, administratorët e rinj kanë kërkuar të gjithë borderot e hyrje-daljeve financiare të kompanisë “Agonset”. Gjithmonë sipas prokurorisë, administratorët e rinj do të bëjnë një studim në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e televizionit dhe më pas do të vendosin se çfarë do të bëhet, pasi ende nuk dihet se cila do të jetë rruga që do ndjekin administratorët e agjencië në lidhje me shlyerjen e detyrimeve mujore ndaj punonjësve.
Mosmarrëveshja fiktive e gjyqi në arbitrazh për Kalivaçin
Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se gjykimi në arbitrazh është zhvilluar për një mosmarrëveshje fiktive, të pavërtetë, dhe është bazuar në dokumentat të falsifikuara të krijuara me marrëveshje midis dy shoqërive “Kalivaç Green Energy” dhe “Energji”. Për të vërtetuar vonesat në fillimin e punimeve shoqëria “Energji” ka paraqitur korrespodencën e saj me shoqërinë “Kalivaç Green Energy”, korrespodencë e cila fiktivisht fillon të kryhet me shoqërinë “Kalivaç Green Energy” me përfaqësues Francesco Bechettin nga data 11 qershor 2007 e në vazhdim.Kjo korrespodencë është fiktive.Kështu në dokumentat e paraqitura në arbitrash gjendet shkresa e datës 11 qershor 2007 në bazë të së cilës shoqëria “Energji” i drejtohet shoqërisë “KGE” me qëllim që të caktohej data, kur do të dorëzohej kantieri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)