Ylli Pata: Riciklimi i përgjimeve të Dibrës

Ylli Pata: Riciklimi i përgjimeve të Dibrës

Sali Berisha

Ndër të tjera, në dy-tre seritë që Report i RAI u mor me Shqipërinë, ishte edhe një pjesë ku e konsideronte reformën në drejtësi një farsë.

Në sfilatën e viktimave të reportazhit të Mottola-s ishin që nga Francesco Becchetti, Arben Ahmetaj e një ish-prokuror i njohur i Krimeve të Rënda.

I cili, deklaroi se është viktimë e persekutimit politik për largimin e tij nga vettingu.

As dy javë nga transmetimi i asaj deklarate, nisën të dalin, që duket se do të kemi lumë këto ditë, seritë e tjera të përgjimeve të Dibrës. Të cilat nuk janë të vetme, pasi në stokun e madh të “inteligjencës” ka edhe përgjime të Durrësit.

“Reporterët ekskluzive” u vunë dhe emra dosjesh, kur realiteti ishte krejt ndryshe. Prokurori në fjalë, i mori disqet apo hard disqet e pëgjimeve dhe ja çoj Sali Berishës në zyrë. Për dijeni edhe ortakut politik që në atë kohë ishte numri 1 i shtetit.

E këto disqe apo hardisqe, me orë bisedash të pafund, në atë kohë u mendua se do të rrëzonin Edi Ramën. Ndaj nuk u nxorrën menjëherë. Siç ndodh në këto raste, në fillim përdoret si shantazh, e më pas për mjegull, më vonë si guri i fundit, se s’ka më.

Është pikërisht ky koncept, ky mentalitet, kjo logjikë shtetërore e një prokurori që nuk ka qenë kurrë i tillë, që ka prishur realisht hetimet.

Çdo material i siguruar në rrugë proceduriale sipas Kodit të Procedurës Penale, është dokument shtetëror. i cili rri në arkivë për t’i shërbyer brezave e brezave të hetuesve e prokurorëve që mund ta përdorin si material hetimesh apo studimor.

Përgjimet janë elementë që teknologjia ja ka dhënë sot organeve hetimore për të njohur sa më shumë, për të rritur diapazonin e kuptimit të një ngjarje. E më pas, nëpërmjet thirrjeve, deklaratave, apo shumë teknikave të tjera zbulon fakte e vepra penale.

Shembulli më i ndritshëm në këtë panoramë është ai i prokurorit legjendë tashmë Xhevat Hana. i cili u kthye në mit për mënyrën e zbardhjes së rrëmbimit të Remzi Hoxhës, por edhe nga vdekja e tij shumë misterioze.

Prokurori Xhevat Hana, nuk kishte në dorë përgjime, as procesverbale të mbajtjes apo marrjes së Remzi Hoxhës. Ai arriti të zbulojë grupin që e kishte rrëmbyer, duke kërkuar në zyrën e financave të SHIK, faturat e dietave të personave që ishin të përfshirë. E më pas, me pyetjet përkatëse zbardhi skemën.

Pa shpërndarë asnjë material për mediat, pa bërë asnjë zhurmë, ama kur kërciti prangat e qepi dosjet tronditi një shtet të tërë. Sa ju desh Sali Berishës të mbante në punë drejtorët e arrestuar.

Ndërkaq, për të dhënë një model tjetër është rasti i bisedave SKY. Që siç bëhet e ditur ka ardhur nga Eurojust, një magazinë aq e madhe bisedash në aplikacionet e kriptuara, sa mund të bëhen romane pa fund të jetës kriminale në këtë vend, si dhe për lidhjet me politikën e shtetin.

Por SPAK nuk ë ka shpërndarë. Përveç ku ka dërguar dosjet në Gjykatë për masë arresti, ku zakonisht janë 200 faqe me prova sipas SPAK për të mbështetur akuzën. Pa pasur nevojë për t’i bërë telenovelë, nga ato përgjime janë arrestuar, çuar për gjykim dhe sekuestruar prona pa fund.

Mendo sikur bisedat e SKY t’i ishin dorëzuar Tik Llallës dhe prokurorëve të tij që sot bëjnë viktimën. Po pikërisht për këtë nuk i është dhënë nga partnerët. Kur u vra i pari shqiptar në Ekuador, Ilir Hidri, kërkesa e prokurorisë ishte “mos vallë ishte bashkëpunëtor i DEA-s, a ka informacion nga Ministria e Brendshme?!/ Tema

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar