Implementimi i dobët i legjislacionit, mosfunksionimi i gjyqësorit, institucionet publike te politizuara, përfshirë edhe redaksitë dhe si rezultat i kësaj ka mungese te pavarësisë, presion politik, interesa politike dhe të biznesit që ndërhyjnë në lirinë e te shprehurit në media.
Këto ishin disa nga vlerësimet që u dhanë në një tryezë të rrumbullakët, ku UNDP-ja në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës kanë bërë publikimin e Dokumentit të Veprimit për Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës.
Në tryezë u tha se gjatë viteve të fundit është vërejtur edhe ndikimi i politikës në media, ku shumica prej tyre janë të varura nga mjetet financiare dhe reklamat e Qeverisë.
Ndërsa u inkurajuan mediat se e vërteta duhet të thuhet edhe atëherë kur mund t’i pengojë ndonjë grupi të interesit, t’i pengojë ndonjë grupi politik.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com