Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, në një dalje befasuese për mediat pak ditë më parë nga Durrësi, u shpreh se nuk ishte larguar nga politika. "Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime", tha Nano duke thyer kështu mungesën e tij të gjatë përpara kameras.

Ai nuk dha detaje për të ardhmen sa i takon angazhimit në politikë, por është një nga ish-bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ish-ministër në qeverinë "Nano", Agron Duka, aktualisht kryetar i PAA, i cili tha në në Intv se lideri historik i të majtës mund t'i rikthehet politikës aktive. 

Nano duke qenë rreth 63-64 vjeç edhe mund të kthehet. Shpesh herë ai ka dhënë vetë intervista dhe ka lëshuar batuta që unë faktikisht në politik jam, kështu ka thënë. Ka një të vërtetë që në çdo ambient publik që gjendet Fatos Nano përbën lajm dhe mediat merren me të.

Agron Duka, kryetar i PAA

Kreu i Partisë Agrare Ambinetaliste tha gjithashtu se politikani që ai ka zili është pikërisht Fatos Nano.

Arsyeja është, krahas vlerësimit për qeverisjen, tolerancën dhe tejkalimin e inateve personale, ndryshe nga unë personalisht që i përjetoja dikur sulmet e Berishës. 

Agron Duka, kryetar i PAA