Agron Duka kundër Paketes së re Fiskale për bujqësinë: Mbështetja për fermerët si tallavaja me dajre në fushatën elektorale të Ramës

Agron Duka kundër Paketes së re Fiskale për bujqësinë: Mbështetja për fermerët si tallavaja me dajre në fushatën elektorale të Ramës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar kundër paketës fiskale për bujqësinë, ku shkruan se kjo është bërë pa u konsultuar me bizneset prodhuese dhe kjo do të sjellë rrënim me përmes kombëtare.

Teksa e cilësoi paketën e mbështetjes së femurëve si “tallavaja me dajre në kohë fushate elektorale të Ramës’ pasi këtë vit ai ka ulur  buxhetin e bujqësisë me 2 %. Duka thotë Rama nuk ka shqetësimin e fermerëve pasi nuk i intereson nëse prodhimet e tyre hidhen rrugëve të kalben dhe mbeten pa shitur.

Paketa fiskale 2022 për bujqësinë dhe "prezantimi- risi" që bëri dje Kryeministri Rama, përballë disa fermerëve, ka sjelle më shumë konfuzion si më parë. Me sa duket qeveria nuk ka dashur të marrë parasysh ankesat e vazhdueshme të fermerëve në lidhje me mbështetjen nga qeveria dhe mungesën e tregut për prodhimet bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfunduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur të pashitura nëpër magazina. Mburrja e Kryeministrit Rama se punohen 250 mije hektar tokë në totalin e 660 mijë hektarëve, është për të vënë kujën. Ai tha se nuk kemi para të hedhim kuturu dhe kjo tregon sa e konsideron kryeministri ynë bujqësinë shqiptare .Kjo fjala e Kryeministrit për bujqësinë, na kujton tallavanë me dajre në një fushatë elektorale të tij. Z.Rama! Në emër të fermerit kam disa pyetje për Ju!!!!

Pse buxheti i vitit 2022 është 2% më i ulët se i vitit 2021?!Pse e taksove tinëzisht prodhimin vendor Agro me 20% përmes skemës së TVSH ?!Po pse përmes kësaj skeme të duhet të taksosh afërsisht me 100 lekë (të rinj ) çdo litër qumësht dhe fruta perime të freskëta?!Pse duhet të mbështesësh importin përmes lehtësirave fiskale e gjeo-politike me hapje kufijsh?!Dhe në fund, A ishte e nevojshme ta mbyllësh prezantimin e paketës fiskale 2022 duke i thënë bujkut :  - Drejtohuni tek kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur ndaj fatkeqësive natyrore ?!Z. Rama si deputet i këtij vendi, ju them se paketa fiskale e vitit 2022, nuk është konsultuar me bizneset prodhuese dhe ky është rrënim me pasoja e përmasa kombëtare, që prek çdo shqiptar.Ju nuk keni marrë parasysh as projekt ligjet që ne si ekip i PAA kemi dorëzuar në Parlament.Ndaj me fakte dhe shifra ju them që bujqësia shqiptare është përtej vëmendjes së qeverisë tuaj!”, shkruan Duka.


Lajmi kryesor:

Jo 65 lekë por 40 lekë për litër, kërkohet ulja e taksës së karburantit për jahtet, diskutime te 'Ekonomia'! Ato që lundrojnë në ujërat tona zero taksë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin