Pas një beteje të gjatë midis republikanëve dhe demokratëve për kandidimin e Agron Dukës për bashkinë e Durrësit, ky i fundit i ka lënë pas të gjitha mëritë dhe debatet e bëra për kandidimin e tij dhe ka dalë në krah të kandidates zyrtare të opozitës, Grida Duma.
 
Deputeti republikan Agron Duka ka shoqëruar kandidaten demokrate për bashkinë e Durrësit, në takimet që ajo ka zhvilluar në disa zona në periferi të qytetit bregdetar, duke rikonfirmuar kështu atë që Duka ka shprehur gjatë këtyre ditëve, se ai dhe mbështetësit e tij do të jenë mbështetje të Dumës për bashkinë e qytetit bregdetar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)