Kryetari i Partisë Agrare Ambiantaliste Agron Duka, në fjalën e tij në Kuvend propozoi një projektligj për disa ndryshime në ligjin mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Duka tha se përdoruesit e tokës nuk duhet të të hedhin mbeturina, për të mos u bërë burim infeksoni të ujit apo të bimëve. Po ashtu Duka tha se higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Kjo sipas Dukës, do të rrisë sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.
'Kohët e fundit duket sikur qeveria po i kthen sytë nga bujqësia, duhet akoma shumë punë. Akoma bujqësia është peng i kapriçove të motit. Fenomeni i përmbytjeve të tokave është i përsëritur. Fjalët më të mira për argjinaturën e lumit Vjosa pa të cilin do kishim pasoja më të mëdha. Flitet shumë për garancinë sovrane, e mbështes këtë iniciativë, nga ana tjetër qëndroj njëzëri me grupin e interesit. Jo të gjithë fermerët kanë shanse të barabarta. 25% e fermave s'kanë porositur fidanë sepse s'kanë arritur të shlyejnë kreditë e mëparshme. Fermat e vogla nuk marrin dot kredi sepse nuk përmbushin kriteret. Fondi duhet të rritet, kryesisht për uljen e intersave të kredive. Vetëm kjo masë mund të nxisë financimin e fermerëve. Duhet të futet fryma e sigurimit të prodhimeve bujqësore. Përballemi me shtimin e kostove të imputeve. Të gjitha qeveritë morën masa, ne e rritëm koston e imputit. Çmimet e plehëve janë rritur. Dapi nga 52 mijë lekë në 100mijë lekë, nitrati nga 80 mijë lekë, 125 mijë lekë.
Sugjerime: Detyrimin e përdoruesve të tokës për të mos hedhur mbeturina, për të mos u bërë burim infeksioni të ujit apo bimëve. Higjienizimi i serave të shikohet si masë, të vendoset në ligj, cili do të jetë roli i shtetit në rastet e sëmundjeve virusale. Të përfshihet detyrimi i fermerëve për të patur regjistër. Kjo do të rriste sigurinë ushqimore dhe numrin e eksporteve.'- tha Duka.
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore
M.Q./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor, 15:35
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor, 21:06
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor, 15:39
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor, 12:40
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
3 Dhjetor, 11:00
-
Berisha rikthehet në Kuvend: Rama mendoi se do eliminonte opozitën! PS: Koha jote ka perënduar, mban peng PD
3 Dhjetor, 07:23
-
Ekzekutimi i pagesës 110 mln euro për Becchettin, PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama! Bardhi: Kërkojmë informacione të detajuara
2 Dhjetor, 16:42