Agron Gjekmarkaj: Berisha ka bërë disa protesta që zvogëlohen njëra pas tjetrës, prap qeveria s’bie! Jetike që opozita të purifikohet

Agron Gjekmarkaj: Berisha ka bërë disa protesta që zvogëlohen njëra pas tjetrës, prap qeveria s’bie! Jetike që opozita të purifikohet

Sali Berisha në protestë

PD e drejtuar nga Basha dhe gjithë të tjerët që sot janë në krah të Doktorit bënin shumë protesta.  Disa qenë edhe të mëdha.  Shumë demokrat u shqepën me gaz e mjaft të tjerë përfunduan burgjeve. Nën zë asokohe thuhej aha Basha është “i shitur” ndaj nuk e marrim Kryeministrinë dhe pushtetin.

Nga dëshpërimi vende vende merrej në konsideratë ky pohim. Pas 9 Shtatorit 2021 kjo u tha me forcë, haptaz nga Doktori e të gjithë ata që ishin në krah të Bashës e sot janë toptan në krah të Doktorit se në fakt partia e tij ka qënë ateherë dhe sot. Gomarëri të mendosh ndryshe. Javë pas jave u shtuan zërat që rrahnin gjoksin me Doktorin në krye që thonin “tani që kemi opozitë të vërtetë të pashitur e kapur, do t’i punojmë qindin qeverisë, protestat nuk do jenë shëtitje. Ato do kenë konkluzion- fitoren”.

U bënë disa protesta të cilat njëra pas tjetrës zvogëlohen! Protestuesit gjithnjë e më të paktë e me të zhgënjyer kthen në shtepi. Pra Doktori dhe grupi pas tij janë të ndershëm. Ata nuk janë të kapur nga qeveria si disa prej nesh që nuk ju bëmë krah. Prapë Qeveria nuk bie. Në fakt Basha nuk krijoi frymë se më shumë se i kapur nga Rama konsiderohej totalisht pa autoritet e si i tillë i kontrolluar nga Doktori të cilin nuk arriti ta tejkalonte kurrë as në vese as në virtyte politike.

Doktori është gjithmonë aty në partinë e tij pronë. E themeloi bashkë me shumë intelektual të tjerë po e zaptoi u tregua më i zoti. Ky vit dëshmoi që militantët e kësaj partie ai i ka. Me shumë kurajo e guxim ai po përpiqet t’u thotë shqiptarëve ngrihuni në revolucion kundër një qeverie që në fakt duhej të ishte përmbysur me vakt nëse opozita do ishte bindëse. Ata nuk ngrihen. Revolucioni nuk bëhet me autobuz po me frymë. Doktori me hallet e veta dhe të familjes së vet këtë frymë nuk e krijon dot me gjithë energjinë dhe inteligjencën kreative që nuk i mungon. Ajo nuk lëviz asnjë gjeth me ish ministra , me një oborr qesharak politikanësh pa identitet, me ish drejtorë e plotë përfitues nga ish pushteti i tij dhe PD-së.  Shqiptarët në shumicë , demokratët po aq nuk ndihen të detyruar ndaj tyre më, as ndaj shumë politikanëve të PD që po shkojnë drejt moshës së mesme  e pleqerisë të kapur pas drejtimit të saj. Thuhet u rithemelua PD ?! Thuhet!! Po çfarë është rithemeluar tek ajo pjesë e identifikuar me “Foltoren”?! U rikthye Doktori de jure. Pas tij janë ata që i kanë rendur gjithmonë. Ndonjë ka filluar ta imitojë edhe kur flet me duar, me gisht, me fraza.

Opozita e ka jetike jo vetëm të bashkohet por të purifikohet, të dalë nga interesat e hallet personale të disa individeve, të kthehet në aset publik, të ikë nga folklori drejt seriozitetit, të hapet me konkurrencë e jo të mbyllet me pilotim. Shoqeria po kerkon një opozitë për ta udhehequr drejt ndryshimit e shpreses. Por ajo ul sytë perdhe kur sheh karikaturat e ndryshimit. Revolucioni do mbetet një genjeshter. Fajtorë per deshtimin e tij do gjinden shumë, e ndiej veten kandidat për këtë proces.

Shqiptaret janë lodhur me të njëjten çete personazhesh tash 32 vjet. Nuk i honepsin më retorikën, genjeshtrat, pasurinë dhe matrahullekun që i karakterizon. Nuk mjafton më një PD e bashkuar se e ndarë jo e jo, por një PD e re, një opozitë e re pertej personazheve kryesorë e dytesorë që e kanë bërë zap në keto dekada sigurisht me njerzillekun për ti falenderuar për ç’mirë bënë dhe “pafytyresinë” e të kerkuarit që të rrinë në shtëpi.

Po vazhduam keshtu Edi  Rama herën tjeter do shfaqet me një skulpturë tjeter duke na ekspozuar hallatet e saj të bëshme se sot ishte permbajtur. Çdo premtim i pambajtur i ul vleren atij që do bëhet. Çdo deshtim i jep forcë kundershtarit. Të dyja bashkë i zgjasin jeten qeverisë dhe lidershipit të Opozites që buk bind. Nese revolucioni duhet vetem për kaq, hajt gezuar ! Nuk është trimeri e madhe të bësh kasandren kur gjërat shihem qartë po edhe të thuash fluturon gomari kur ai po ngrodh me ngjan poshtersi! Te heshtesh është opsion i perkohshem por jo afatgjatë. Herë pas here e verteta ti shton armiqtë. Shumëkush të gjykon me fjalet e tjetrit, me sytë e tij të sheh. Nga deshperimi të shajnë, të etiketojnë por ani njerzore është. Po dehja duhet të marrë fund. Sa më parë të bëhemi esell aq më shpejt do të jemi Opozita që vendi kerkon dhe ndryshimi pret. Te dehur do mbetemi të mundur. Kaq gjatë të mundur vëmë në rrezik  vendin dhe natyrën e tij politike duke i dhënë fuqi kesaj qeverie të shnderrohet në rregjim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë