Agron Gjekmarkaj: Një përgjigje për Palokën lidhur me kërkesën e dorëheqjes së Bashës

Agron Gjekmarkaj: Një përgjigje për Palokën lidhur me kërkesën e dorëheqjes së Bashës

Deputeti Edi Paloka

Edi Palokës me respekt!

I dashur Edi po e vërtetë unë jam një nga ata që kam dhënë dorëheqjen time modeste nga funksionet e PD dhe po kaq ja kam kërkuar që ta bëjë atë edhe Lulzim Basha.

Ju që keni vite aty brenda në PD mund ti keni quajtur të pamerituara e të nxituar postet që më besuan por kjo s’më ka penguar ti jem mirënjohës Bashës kur m’i ka besuar dhe Këshillit Kombëtar kur më ka votuar.

Kësisoj ka vepruar edhe Grida Duma. Dorëheqjen ia kanë kërkuar shumë nga grupi. E bëmë këtë duke gjykuar 9 vitet e tij në drejtimin e PD dhe të opozitës kryesisht dështimet dhe mos bërjen e një beteje parimore me Sali Berishën që kur e përjashtoi nga grupi i PD.


Nëse dikush më pyet mua mund të them se disa epitete Basha i meriton vetëm me Sali Berishën dhe jo me ne të tjerët se produkt i tij ishte. Ti e di si u prish gara me Olldashin që të fitonte Basha e si ky i fundit u shpall besëprerë kur e preku në paktet mes tyre.

Andej nga unë e ti jemi edukuar kulturalisht është një kod që na mëson që se kush e njeh vetin për burrë dhe i drejtohet “a je si nje burrë”!

Në këtë kontekst unë nuk njoh vetëm një njeri për burrë as dy por shumë. PD për turp e me kosto të mëdha për vendin e veten hyri në “luftë civile”. Unë ia kam kërkuar Bashës dorëheqjen pa kushte dhe jo një hap pas. Unë besoj që çdo tentative e tij për të marrë partine e mbetur është e pa moralshme.

Asnjëri prej nesh pas shumë vitesh mbështetje si ka asnjë borxh. Do ishte një dëm i madh dhe shndërrim karikaturial kthimi. Qenka ende kryetar në gjykatë? Në pamje të parë me duket batakçillek e hile. Yçklat juridike si di.

Në njëjten kohë sa do që mund të jemi nxituar e gabuar në deklarata emocionale të gjithë nga pak personalisht se kam bërë këtë që të rikthehej Sali Berisha. Nuk më ka munguar respekti për Sali Berishën edhe mua si vdekatar i zakonshëm se e di që do pyesësh nën zë, kush jam unë që respekti a jo për Berishën paska rëndësi? Respekti im ka qenë kritik jo ideolatrik as idhujtar.

Në këto 32 vite ka momente sublime që meriton nderim. Po nuk mund të jetë ai zgjidhja paçka se një pjesë demokratësh e ndjekin me spazëm.

Nuk mund të jetë se kam dhënë gjithçka ka ditur dhe ka marrë çfarë i ka takuar a më shumë. Nuk mund të bëjë asgjë më ndryshe. Nuk e rishpik më vetveten as kohe për ta bërë.

PD e tij a Foltorja është diçka e parë ndër vite, me ata grusht besnikësh, disa të fisëm disa folklorikë në përgjithësi, të gjithë të bindur pa mendim kritik, pa risi!

Duan atë gjënë aty për vete, s’ka gjë edhe të vogël po ata që ti i njeh tre katër anipse banale e jo shumë civile.

A duhet që të strapacohen kaq shume demokratët për këtë shpurë? Odiseja e Sali Berishës ndan e bashkon për mënyrën si e ka menaxhuar këtë vit të vështirë dhe si është ringritur. Mua me duket fundi i botës politikisht duke folur që një pjesë e madhe e partisë sonë për fatin personal të Sali Berishës të jetë në konflikt me administratën amerikane dhe atë perëndimore. Asnjë politikan e ambasador perëndimor se takon Berishën? Nuk më duket gjë e vogël. Ne perëndimin kemi zgjedhe model, jo Enverin me Kastron. Madje vete Berisha ka kontribuar që diktatura të shembet me idolet e vet.

Po i kërkuam dorëheqjen Bashës dhe ja dolëm që de facto ta japë, jo për të lehtësuar revanshin e një grupi në krye të foltores mbi strukturat e partisë dhe mbi deputetet. Sa herë na është thënë “shpejtoni, thirrja e fundit se nuk ka më vend”! i ke parë si sillen si komisarë idiotë ndonjë? Pastaj ç’ pune kanë në një parti politike familjarët e shefit apo e kalojmë se hajt jemi në Shqipëri!!? Partia pronë nuk është model frymëzues.

Nejse kjo është histori. Përballë kemi pushtetin me agresiv të këtyre viteve me larmi mjetesh ndikuese e deprimuese.

Nga një anë ka shumë demokratë pa “parti”, nga tjetra “parti” me disa demokratë. Turp e dëm që shkuam në gjykatë. Asnjë vendim i gjykatës nuk do e zgjidhte krizën tonë se ajo nuk është juridike po politike dhe morale. Në të dy anët ka demokratë që duhen bashkuar, asnjë nuk duhet nënvleftësuar, të gjithë bashkë nuk mjaftojnë na duhen dhe shumë të tjerë. Gjuha që po përdoret po i fal njerëz Edi Rames. A më përfaqëson sot Sali Berisha si udhëheqës!? Sot jo më pa i heqë në ashkel si opozitar i fortë dhe intelektual me spikamë! A më përfaqëson Lulzim Basha? Aspak dhe se di në më ka përfaqësuar ndonjëherë ndërsa për Berishën e di, disa here. A është Berisha politikani më i zoti që ka pasur e djathta këto 33 vite!? Sigurisht që po, por të jesh i zoti s’do të thotë se ke bërë gjithçka mirë, e ende tani ku gjithçka duket keq. Berisha duhet të mbyllë shkollën politike dhe të gëzojë jetën e tij ndërsa Basha nuk pat kurrë shkollë politike, i mbetet të shijojë jetën. A mund të ketë vënë dorë qeveria në punët tona? S’kam ndonjë fakt por e besoj aprirori. Po nëse ne nuk bëhemi palë për interesat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, çdo gjykate na merr te keqen. Zgjidhja duhet kërkuar përtej tyre, jo tek një i kundër-tjetrit edhe pse nuk peshojnë njësoj. Ata në hije mund të jenë ende të dobishëm.

A jam unë demokrat për zgjedhje, kulturë e histori? Besoj po, por pa doza të forta militantizmi dhe bindjeje ndaj kam zgjedhur të mos besoj më as te Berisha as të Basha duke i respektuar të dy për çfarë kanë bërë mirë, të parin më shume, të dytin më pak dhe duke i përçmuar për gjëmën që i bënë dhe po i bëjnë PD-së, flas për përçimim politik dhe jo njerëzor. Bashkimi është pak vonë, duhet opozitë e re në mënyrë që shqiptarët mos të kenë pendesë të vinë pas. Do fajësojmë njeri-tjetrin për 14 Majin, do shahemi siç ka nisur, Edi Ramën po e po, kudo ka të vërtetë, por e vërteta e madhe është faji. Jemi ne që nuk pranojmë verbërinë tonë dhe nuk shërohemi nga urrejtja.

Te fala miqësore

Agroni

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 06/03/2023 18:01

    Eh mer gjoja profesor,e vrave me pambuk Saliun,qe te mbash poziten " as te q..,as te leshon",je teper e lexueshem si servil kostruktiv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja