Agron Gjekmarkaj: Kronikë e gjatë ngjarjesh dhe personazhesh! Hakmarrja e Mulit, rikthimi i Ditmarit e trazimet e Çyrbes

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e gjatë ngjarjesh dhe personazhesh! Hakmarrja e Mulit, rikthimi i Ditmarit e trazimet e Çyrbes

Kuvendi i Shqiperise

Seanca sot filloi e mrrolet.

Kryezevendes Lideri Muli pas humbjes se Kukesit ngjante me Kostandinin e rikthyer nga tjeter botë per të mbajtur besen e dhënë demokrateve.

Mbi supe mbante pluhurin e betejave , ne aurë tisin e nates nga udhetim i lodhshem honeve. Mondi me Tritanin e shihnin pa gjetur menyren sesi të hapnin bisedë. Mideja u kerkonte ngushellim.

Më në fund Oerdi theu akullin e foli me fjalet e Krishtit "nemo propheta acceptus est in patria sua", nuk mund te jesh profet në vendin tënd. Muli vetem tundi koken disi më i lehtesuar nga kjo parabol mikluese po llaf nuk nxorri. Kraherori i gurgullonte hakmarrje.

Albana po kaq ishte e merakosur. Sapo kishte filluar të shijonte famen me librin e zi të zgjedhjeve një punë e re dhe e mundimshme i kishte trokitur në derë.

Nuk dinte ënde në duhej të gezohej apo pikellohej. Doktori i kishte kerkuar të shkruante aneksin , një kapitull të ri per Kukesin.

Ky besim e mbushte me krenari ndersa humbja me dhimbje. Kryezevendes Liderin po e shikonte ndryshe, jo si më parë me admirimin e pa kusht, tani e kishte personazh në subjektin e saj si të mundur.

Shpirti ja lypte ta ngarkonte pak me faj por porosia ishte e qarte , tentakulat e krimit nuk munden me fisnikeri por me revolucion.

Kronika e sotme ka një vend edhe per Ditmarin të cilin sepaku ketu nuk duam ta ndajmë nga shoket  e idealit , mungesen e të cileve po e vuan per se gjalli.

Një ditë me diell tek kaloja per në rrugen e "kosovarëve" nga larg shquaj një siluetë që mu duk gati e njohur. Personi me një shikim shknjalle ( martese e shenjtit me djallin tonë në Shkoder) ecte qosheve i zvogeluar në ambicje po jo në maraze. Ishte ai.

Po ti more i uruar ç'ben kesaj ane në këto ujdhesa?! Po ja tha u takuam me Nikon dhe Damon  në një haur si per herë të fundit!

U habita. S'ka gjë  per tu çmeritur nderhyri. Niko nikoqiri na solli dy pako kafe e na la shendenë, nuk mban më.

Me qortimet që i kam bërë Babos , per politiken e jashtme  Niko e pat, u bë tufan. Nuk me shihni më , u kishte lënë shendenë.

Po Damo ? Ai është i deklasur dhe bëhemi më shumë prej ca muajsh, madje takohemi edhe diten pa u errur krejt në vende të hapura.

Vetem Tezja kjo mike e perjetshme nga Qeveria me merr gjithmonë në telefon entuziaste, në ndezulli të perhershme per kauzat, në lot per gezimet dhe brengat si rruge purifikimi.

Po ti more haram i them çe pate gjithë atë zell ti fusesh Babos shkopinj nën rrota kur gjithë dynjaja ju versul, pak halle ka ai?....ti tregosh si ta shohë Kosoven ? Ja Luli është kryetar i Opozites  dhe nuk e qorton.

Ditmari ndonese i perzhitur ketu u zgerdhi desh u mbyt.

Ti se di  e mblodhi  veten, dhe një lot si gri ju shfaq në cep të syrit , ç'do të thotë që Babo të të heqë shikimin, të të bejë def nga xhani, nuk mund e durova më atë degdisje dhe vendosa ti bie në sy , qofte edhe duke e hidheruar i bindur se më mirë të marr urrejtjen sesa perbuzjen e tij te eperme një forme vemendjeje kjo gjithsesi.

Me habiti Ditmari dhe këtë ndjesi ndershmerie që se karakterizon, vendosa ta ndaj me lexuesit e kronikes që herë pas here me luten te kujdesem per fatin e tij.

Mazniku dukej meditativ,  i thekur në nostalgji per Lal Erin. Bora ja kishte kuptuar xanxen dhe i tha "tani do behemi shokë bashkë ndaj Babo të ka vënë afer meje se kam eksperience në punë qeverie, mos u merzit se ke mua,te mbroj unë nga intrigat e politikes se madhe se me dukesh pak naiv".

Mimi di Puccini kishte marrë rruget e largeta të indiferences ndonëse Etjen firaunin dallgë malli e perfshinin teksa syri me ujë i mbushej kure shihte ate karrige  ngarkuar me madheshti. Ja kapa brëngen e i thashë ja ke Etilden  aty afer xhanan njeri , e qashter , e respektueshme pse merzitesh!? Ashtu është tha ashtu por Mimia është historia shkembi i saj, kur ajo hesht na priten rrenjet,  ndersa Etilda melankolia e një kohe të pakryer. E thellë kjo.

Frrok Gjini i la pa gojë të madh e të vogel qysh seancen e shkuar kur propozoi një rezolute mbeshtetjeje per Babon  që luftonte me ruset në OKB. Vetë Lindita u habit. Të gjithë sot po shfaqin zili dhe shkojnë ta urojnë per intuiten që shfaqi në momentin e duhur me thagmen po kaq të tillë. Të poshter shumë keta kaurret mermeriste Xhafa pasi nuk i bëri zemra ta pranonte lavdinë e Frrokut.

( Pjesa e dytë...edhe më e trishtë)

Jorida erdhi e mbeshtjelle me një vetvete mes te zezes , bluse e jeshiles dhe pritet të ike drejt një veteje ngjyrë  ylberi me shumë nxitim, me ankthin se mos dikush e ndalon, me friken se ndokush i thoshte jam dhe unë. Teksa e beri këtë vrap u ankua dy a tri herë per Boten qe i nxjerr pengesa në rëndje e nuk emocionohet për këtë mundim sizifian. Në kete keqkuptim lenduesi isha unë dhe pendesa  si samar me rri në shpinë. Dhurata Çupi hyri në mes dhe tha nuk dhunohen objektet e kultit.

Gaz Bardhi nuk u prek. Frigorifer e ka shpirtin ai  nopran. Gabim e ka Ermua që do ti marrë kryetarllekun e grupit për t'ja dhënë Liderit të vogel historik Lul se ai jallan e ka gojen  të pafre dhe ta mbush peqiun me glasa.

Gerta është hequr ca qëkur u bë e parë  në arsim. Po shkrihet si qiriu i Naimit për të na bërë dritë të ciles Ina do ti fryjë per ta fikur. Tao pasi nderoi Falkonen e Barsolinon në Palermo tashmë mund të thirret Tao idealisti. Mafiozë të gjithë globit dridhuni tani si qafirë. Ju piu e zeza edepsezë. Toni kerkonte shenja nga Zoti dhe ato po vononin veç ne qofshin buzqeshjet e Klotildes. Hasani shikonte nga lart dhe i dukeshim të idhet si xhinder. Anila merakosej per barinjtë te cilet kerkonin rinovim kurrikulash kur në fakt e ka mbyllur akademinë.

Salianji erdhi si gjithmonë  me atë  vullnetin ku gjen sherr ben paqe e ku ka paqe i fut ne sherr. Prej kohesh rri si hermetik kushedi çfarë miresie ka në mend djali.

Ndonjëherë qesh nga mendimet pozitive që shfaq për të tjeret.

Majko i zbritur nga Kukesi shfaqej si një hero i perunjur. Një martir i gjallë i betejes elektorale. Kjo zgjati derisa derisa në sallë u fut Bela e cila papritmas filloi të merrte pergezime kolegesh që as i refuzonte e as i pranonte. Nuk po kuptonim. Pyes    po cili ishte protagonisti i Kukesit a nuk qe Majko , Zhukovi i asaj lufte. Më thanë Majko si minister i mbrojtjes  qe ka qënë  i ka gjetë hartat  Beles per rruget e shkurtra të bindjes. Atje është parë edhe Ulsi aga me do mushka ngarkuar.

Tani nuk është çudi që Babo , Belen dhe Ulsiun ti çojë andej nga Himara meqënëse bejnë skuader e të , shohin ditë të bardha se mbeten maleve te uruarit u robetuan, të pllaquriten edhe  ata në det. Ulsiu ështe be si oroskop del me rezultat një jave perpara virani.

Çyrbja, azgani i veprimit ai që per Babon desh qiti me allti në mes të Berlinit si Avni Rrustemi, ka rënë në mendime. Ai pret që një ditë Babua të kthehet në podium  dhe ta ngjatetojë , ëmbel si djalë deshiri nga atje  lart. Eni Xake dhe Aurora nuk ja dalin më ti kthejnë buzeqeshjen e dlirtë teksa murretimi e muzgu e kanë pushtuar si sulltan Bajazitin në kafaz.

Elisa pritet të marrë portofolin për çeshtje të nurit e marifetit në parti në kongresin e ardhshem duke vënë në stres gjithë pretendentet.

Po ti, i bëj me shenjë  Arben Pellumbit ....unë jam instrument në duart e Babos, degë ulliri a pushkë e mbushur ai e vendos, mua nuk me merr koka erë, jo si ju  me tre parti që ndiheni të gjithë mbreter dhe trajtoni Lulin si argat.

Margeriti zbriti nga retë më në fund. Rrezatimi i u shtua. Kosta i Lindites dhe i Gramozit nuk u tundua po  desh u verbua. Ai pas thyerjes se televizionit në Mynih dhe grushteve mbi Benvenuto Çelinin në Firence pritet të bëjë aktin e tretë i bindur që dashuria per Babon demostrohet me akte sublime jo me dokrra ekraneve. Nuk është çudi ti shkulë mjekrren Gaz Bardhit me shpejtesi guerrile .

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital