Agron Gjekmarkaj: Kronikë e një ëndrre mashtruese

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e një ëndrre mashtruese

Pas një darke të rënde të Krishtlindjeve  gjumi pësoi trauma  dhe ëndrrat gëluan si korbullat pas shiut.

Një sosh, mashtruese  tek nuk ve, në kurth më futi.

Kuvendi më shfaqej si një mejhane diku në Paskuqan ku shtrohej “Banketi” i Platonit.

Unë punoja aty si kamerier lepe peqe më shumë  i dehur  ndonjëherë herë, esell.

Deputetet hynin dilnin rrëfenin subjekte  aq të çuditshme e pyetje shtronin  sa të linin pa gojë.

Të gjithë kishin humbur kujtesën. Amnezia na bënte të delire e të barabartë.

I pari u shfaq Babo. Ai nuk njihte të vetët. Pyeste: kush janë këta? Lista kesodore kush ka mbushur ?! I bëhet Shqipërisë kjo? A sikur ta kem unë në dorë ju dokëndisja të gjithëve more derdimenë. Një kongres të shpejtë në këmbë të Xibraku e hajt.

S’keni parë gjë akoma.

Me  thirri ti bëja një kafe  pa sheqer e me kërshëri me pyeste mua kush është ky Blendi Klosi që me çdo kusht kërkon të më mbushë mendjen që është personalitet, më thotë jam ky jam ai ? Unë heshtja nga injoranca.

Po një  Majko Majko që pretendon se bën zap Kukësin, Dibren e krejt Maqedoninë kush, madje flet edhe si lumjan ?Mos është roja i thashë.?!

Një tip që shet rroba të përdorura  thotë se quhet  Niko Prejleshi e insiston se ka luftuar në Austerlic me Napoleonin! Lere i thashë dikur ka qenë kuzhinieri ynë, i pëlqejnë shakatë. Tani ka gjetur punë të re.

Çudirat nuk kishin të sosur. U shfaq Tezja , 40 vjet më e re gjithë nur e hijeshi, jepem një arançatë të ftohtë klithi, pështyva u tha se solle të piu e zeza, lepur të nisesh, erë të kthehesh. Mua djerset si litar shiu.

Bardhyl Kollçaku me një rrip ku ishin varur thellenxa deklaronte se është gjahtar. Çiften e kishte dy grykeshe turke. Here pas here dilte në dritare bum bum shtinte.

Margerti trokiti në derë  hareshëm dhe me gëzim  pyeti : kush është Ali Hussein Al Haëashela Al Dossari,Fabrizio Buçi, Karel Urban?

Ngritëm supet, iku e zhgënjyer duke turfulluar “poshtë provinca”.

Xhelal Mziu që u ndodh aty lëshoi një hakërrime , e kam bërë Paskuqanin xhenet e kësaj ju dukëka provincë, he i plaçin sytë!! Mos i brita ! Mos e nam, do binte nata mbi ne.

Bora  shihte në televizor punimet e Parlamentit tek një salep  gjerb dhe interesohej kush është ai burri i gjatë me mjekër që si pula i rrinë të vetet.

Babo ,Babo i thame ne. Ajo beri grimasë habie  : Kush  qënka ky çapajev me emrin Babo? Mbetem pa fjalë. Nuk njoh të tillë tha me krenari.

Xhafa buzë akshami mermeriste : çfarë është një gjepur, një biçim, një dëngel, që thirret reformë në drejtësi që paskam bërë unë? Një  spric  briti të freskoj xhanë. Sa hap e mbyll sytë ndihmesi im Arber Agallia ja vu mbi tavolinë dhe i beri një temena.

Kosta  fliste me mundim , si njeriu i parë në lashtesi, Lindita kush është, Gramozi kush?

Unë jam maratonomak  brohoriste dhe në kilota e kanotiere me nr 10 mbi shpine vraponte tek Bulevardi i ri.

Genc Gjonçaj  i bindur se ishte shkrimtar, në krye kishte vënë një kurore dafinash si Petrarka teksa një gomar me dy kosha  libra terhiqte nga pas. I kam shkruar vete mburrej e një per çdo tavoline linte një. Dritë e diturisë perpara do ju shpjerë.

Mimi di Puccini nuk njihte më njokit. Qemanen e muzgjeve me lageshtirë jo e jo. Ajo i dukej si lahutë.

Damiani çdo kujt që takonte i thoshte reforma fituese nuk ribëhet. Unë kush jam  Damiani apo ish Damiani? Jam gjallë?

Etilda  trajtonte si të panjohur , Tonin , Taon , Çuçin, Xhafen dhe Braçen. Eri ishte maskuar si pinok.

Ata i perserisnin jemi shoket e bankes. Ajo : jo jo ka vite që e kam mbaruar shkollen. Jam farmaciste.

Bujari i Lushnjes me bjë kaskete mbi sy i hakerrehej një kalimtari : çfarë është birra , qoftet, pilafi ç’janë??! Jeta vetë çfarë është?

Ismet Beqiri ishte bërë memec , nuk dinte të kendonte, t’ja merrte vënçe . Nisej të mbante ison e zëri i dilte si e një gome të shpuar që leshon shshshshhshshs.

Tao se gjente  kush është ministër i Brendshëm dhe vete ndihej si kryepolic i Librazhdit.

Ulsiu nuk njihte më Belen. Kjo e fundit e dinte Anila Denajn parrukiere. Ogerta erdhi si kroçerosina. Baftua u ndal  me autokombanjë, lypi një broke me ujë kroi dhe fshiu  djerset me mëngë. Na la ca grurë për dimër.

Bozdo me shtiza thurte një triko . Një kokë vogël si fik i tharë, me flokë lisho qëndiste mbathjet  rozë nën dritën e hënës.

Eni Zake me grep bënte çentra. Teuta Ramaj besonte se është vetë Edi Rama.

Lal Eri tundte një pankartë , më ktheni Maznikun tim, nuk bën per qeveri është per Bashki.

Elisa si komandante e çetes së pionierve ashtu e hajthme por shpuze , duke ënderruar të ardhmen  e ndritur therriste ” pionierë per çeshtjen e Partisë e të Babos , gjithmonë gati?

Çyrbja Zake dhe Mara pergjigjeshin gjithmonë gati.

Nasipi i kishte lyer floket , ndare me kuadrate si xhakete e Ermos.

Teksa ajo vete na bindi së është brigadiere e dalluar.

Arben  Pellumbi me nje laps kuq e blu pas veshit, me një meter shirit, me perparase marangozi erdhi na mori masat per mobilje .

Dy karrige tha i keni badihava.

Toni mori fjalen per procedurë teksa të gjithëve na pihej një gotë. Ai tha ç’janë keto herezi, jo Zoti jo Krishti, Jo Perendia jo Hyu, ne kemi Babon qe duhet ta thërrasim Babazot. A biem dakort të gjithë që Zoti një është?! Etjen Xhafaj degjohej nga larg “akullore hajde akullore të lira e të mira” me një termus dhe here pas here lepinte një.

Olta Xhaçka shihte foton e  Gaz Bardhi e  nga Toni  lutej “largoje djallin o Zot”!

Xhemal Qefalia mburrej se kishte fillluar pune si orman pyjesh në parkun kombetar të Dajtit.

Dilua  e dinte veten Kryetar koperative, shtypte ullinj e na solli të gjithve vaj këmbe. Ky është ilaç per 37 semundje.

Ulsiu kishte hapur një dyqan dhe shiste jufka e japrak. Myshterinjve u thoshte, haram e paça ne kam futur hile, i keni safi. Dy njolla vaji i shkelqenin si dekorata dhe e afronin me njerzit e thjeshtë.

Askush nuk besonte që zogjtë flisnin. Një kanarinë bënte ciu ciu dhe  përbetohej së është kryenegociatore e pyllit.

Dash Shehi bënte shamatë me një punonjës të Kuvendit , kërkonte që të ndërroheshin pasqyrat , e nxirrnin me mjekër mer jahu.

Shpëtim Idrizi vikaste me të madhe ” jam grek jam grek kalimera ” ndërsa Vangjo Dulja ” jam çam , jam çam hamdyrilah” !! Petrua ishte rehatuar si berber i lagjes. Vullnet Sina kishte ardhur si bojaxhi per te lyer kuvendin e demtuar nga trazirat. Laerti më në fund gjet vetveten. Në korijet e Tepelenes po merrej me bletari. Çuçi me një tufë dhen i binte një fyelli aty kodrave perreth.  Klevis Xhoxhi besonte se punonte kasap në Kala. Antoneta Dhima me ngritje ishte promovuar drejtoreshe e burgut të Peqinit.

Kryezevendes Lideri  thërriste  kush është Doktori ka një  bosh qe nuk mbushet ? Jam unë thoshte Tritani. Jo jo nuk me dukesh ai që kërkoj.

Jorushi i Tabakeve shikonte Albanen dhe me thoshte, ku e kam pare këtë, diku e kam takuar mbase në aeroplan?

Pastaj mu drejtua mua po ti kush je qe qesh ? Jam kamerieri ….ndohere  bej dhe si kronikar …aaa me sill një ujë e një paracetamol se mu ça koka. Shigjete unë. E piu dhe më pas me një shikim dashamires na qerasi.

Salianji  u hoq si deputet. Do ti mundim të gjithë , do fitojmë, çështje  kohe është. Me një papaq erdhi Luli i cili mblidhte qumështin e fshatrave për në baxho.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 26/12/2023 17:07

    kronikani qorfermani nga Celepia e Anadollit!!

    Përgjigju
  • Linza: 26/12/2023 17:01

    Vetem gomarlleqe shkruan ky bejtexhiu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës