Agron Gjekmarkaj: Kronikë e shkurter gazmore e një dite feste

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e shkurter gazmore e një dite feste

Seanca sot e Kuvendit ishte festive. Erdhi presidenti i Austrisë e na pershendeti me fjalë zemre. E priti Lindita bashkë me mua. Aaaa foli bukur e mbarë. Na e perkthyen me kufje. Fol ai tund koken ne.

Ndonje ndihej ligsht se shqipja letrare i rrinte si xhinkallë në vesh. Bora buzeqeshte ëmbel pas çdo fjalie. Edona behej reflektive sikur meditonte mbi llafet e thëna. Teta Gerta shumë serioze apo s'më ka marrë zët e uruara nuk kuptohej në dukeshin të thella apo të cekta mendimet e Presidentit. Elisa si animatore e qeverisë u printe duartrokitjeve. Perplas duart ajo jepi salla poshtë sa desh na u gjakosen pellembet. Ulsiu si njohes i thellë  i kultures austriake e gjermanofil ndihej si nipi të cilit i kishtë ardhë per vizitë Daja. Ibrahimit nuk ju bë ferra Ibrahim, qeshte ashtu ëmbel e pa teklif. Kur mbaroi fjalën Presidenti desh ti jepte doren ndokujt.

Pa nga Çuçi ju duk ezmer si kurd e tha me vete dua një rracë arjane. Kqyri tezen ajo gjithë munxë e mendoi të thyen gishtat kjo. Pa nga Niko nikoqiri ai kokëulur e pa gezim. I llamburiten sytë kur shikimi ju ndesh tek Margeriti. Ah qerratesha qerratesha mendoi qenka nga tanet gjermankë safi dhe vrapoi ta ngjatetonte. Ajo pa naze që nuk ishte habi ti perdorte u ngrit ëmbel dhe ja ktheu perzemersisht. Nga llozhat dukej si habi kur pranë gruas së Presidentit me ngjau një fytyrë e njohur. Thashë me vete sikur e njoh këtë austriaken.

Kur se dyti veshtrimi andej vajti kuptova se ishte Etilda edhe nga kurora me drita. Edhe pse ishte ajo mu duk si nderkombetare. Duket ishte ngjitur atje siper për te rrezatuar qeram për zonjen e parë.

Per ne ishte ngjarje dy fish e shenuar. Lideri i vogel historik Lulzim Basha qe mes nesh i heshtur por i dashur. Kryezevendes Lideri Muli  nuk buzeqeshi për asnje çast. Eh kohë të errta dhe ska ngë per gaz. Jorida po kaq me mungoi duke me sembuar në mide. Tao qafiri pas një diete të suksesshme ishte lehtesuar nga kilet e teperta. Po kaq fjalet i kishte pa ambalazh. Si re mizore dukej Çyrbja. Nuk kuptohej në fliste me vete apo me zë të lartë që ta degjonin. Ai thoshte ç'është ky fjalim që nuk fillon me

Babon e nuk mbaron me të!  E ç'na duhen keto llafe të teperta mermeriste teksa koka i tundej vete nga merzia. Ed Shalsi dukej birinxhi ndonese karrigia ënde e bezdiste pas ati dreq majeselli që kaloi permes mundimesh. Arben Pellumbi që me në fund ka kuptuar si ecen në kete botë cicmici ka filluar të lërë mjekerr si Ulsiu mbase pas zgjedhjeve ku i dihet. Kosta edhe pse vertitej ngado nuk shihej. Etjen Xhafa lemonte vendin bosh të Mimi di Puccini teksa vrenjtej per diten pa rrefenja që do kalonte. Dash Sula si një bard i lenduar në verb nuk perkedhelte asgjë e askend me shikim. Ndonese dita ishte komemorative ngado qe hidhja syte nga të mite merrje vetem shikime te ftohta. Nuk me rri dora  e kisha zografisur ndoca paradite. Vetem Xhelal Mziu nuk me la në baltë, me shikim prej zefiri me dha gajret. Nasipi ndonese ngjitur me rri gjithmonë rënde, kushedi thotë ç'me duhet pse të bej ish pa patur pula. Toni ngjante i sapo dalë nga Bibla gati për te bekuar kedo qe i kalonte pranë. Xhemali qe ja di kimene jetes percillte gjithçka me nënqeshje. Fadil Nasufi do me gjej një krem që të me mbrojë nga dielli skuqja dhe emocionet. Salianji qe do paguante dreken me Helidonin për të më hequr merzine e asaj që pagova su panë gjekundi. Si dreqer ishin bërë ere. Kaq pashë sot e kaq po them.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit