Agron Llakaj duket se nuk ndahet dot humori.Ai do të vijë së shpejti me një emision të ri ku në qendër do të jetë humori.“Projekti im i ri është satiriko-humoristik, ku unë do të jem në rolin e moderatorit dhe atë të humoristit. Do të jetë me 3 pjesë, e para do të konceptohet me lajme nga vendi e bota, por duke i ironizuar.E dyta do të ketë në fokus një të ftuar special VIP, po në pjesën e dytë do të kemi të ftuar aktorë, me të cilët do të aktrojmë bashkë, ndërsa në pjesën e tretë do të kemi të ftuar edhe personazhe të thjeshtë, të cilët do të kenë një mundësi për të treguar talentin e tyre”, - është shprehur Llakaj. Aktualisht ai drejton emisionin “ Kush do të bëhet milioner në televizionin Klan.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com










