Taulant Balla ka reaguar për gjestin e Agron Shehajt i cili mori marrëveshjen e konfidencialitetit për huanë 302 mln dollarëshe nga SHBA. Sipas Ballës, Shehaj duhet të arrestohet. Ai e quan “hajdut të të dhënave personale” që tani vjedh edhe dokumente të Kuvendit.

Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Kredia 302 mln $ nga SHBA, Agron Shehaj vjedh marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap