Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës të verifikojë fimrat e delegatëve, reagon PD: Show mediatik, nuk e njeh bazën e partisë

Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës të verifikojë fimrat e delegatëve, reagon PD: Show mediatik, nuk e njeh bazën e partisë

Deputeti i PD-së Agron Shehaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shkuar ditën e sotme në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Palokës, për të verifikuar firmat e më shumë se 4200 delegatëve demokratë, firma këto ta cilat janë depozituar nga Sali Berisha, për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.

Agron Shehaj, pretendon se njeh delegatët e njësisë 5 dhe 7 të Partisë Demokratike në Tiranë, dhe gjatë verifikimit i ka marrë në telefon për t'i pyetur dhe sipas tij ka konstatuar se ato kanë firmosur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së më 11 dhjetor.

'Sot komunikova me gjithë delegatë që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, fola me mbi 80% sepse një pjesë nuk u përgjigj. 98% e delegatëve konfirmuan se kanë firmosur formularin. Unë kam folur me më shumë se 100 delegatë. Janë 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% të degës 5. Këto tregojnë qartë që Kuvendi I datës 11 është legjitim dhe unë do shkojë, sepse jam i detyruar pasi përfaqësoj demokratët.'- tha Shehaj.

Por në një qëndrim zyrtar të degëve 5 dhe 7 të Partisë Demokratike në Tiranë, e cilësojnë veprimin e Shehajt si një show mediatik, pasi sipas tyre ka dështuar që të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Sipas PD, Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët e këtyre degaëve që prej ditës që u zgjodh deputet.

'Shoë mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.'- thuhet në deklaratën e përbashkët të degës 5 dhe 7 të PD-së.

Kujtojmë se Sali Berisha, duke artikuluar për herë të parë ambicien për rikthim si kryeministër, depozitoi 4200 firma në zyrën e Këshillit Kombëtar për thirrjen e Kuvendit, i cili pritet të mblidhet më 11 dhjetor. Krahas kalimit në filtër të drejtimit të Lulzim Bashës, Berisha ka paralajmëruar edhe ndryshime statutore, të cilat ende nuk janë përkthyer në një draft.

Nga ana tjetër sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi akuzoi Berishën për shkelje të rënda të statutit. Sipas tij, ish-lideri demokrat luajti blofin, pasi nuk ka mbledhur as 1800 firma, që është minimumi që kërkohet. Ndërkohë kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar si datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, datën 18 dhjetor, ku theksojnë se demokratët do të dalin më të bashkuar, nga ky Kuvend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 23/11/2021 18:21

    Bravo Zoti. Shehaj pune e bukur.

    Përgjigju
  • adi: 23/11/2021 18:04

    ate qe duhet te beje dhe luli sa eshte ne kohe

    Përgjigju
  • gazi: 23/11/2021 17:32

    se kuptoj clidhje ka me njohjen apo jo te bazes se partise kur qe ne fillim eshte bere e qarte qe ai po tenton te verifikoje firmetaret nga njesia 5 qe eshte dhe zona ku kandidoi(pra qe i njeh pak a shume se nuk pretendohet ti njohe te gjithe ) ......PD is full of shit ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë