Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se qeveria ka pasur një plan për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Sipas tij, demokrati Ervin Salianji do ishte sot në burg, nëse nuk do të kishte pasur një provë. Me provë ai I referohet videos së publikuar mbrëmë në "Opinion" nga Salianji.

Plani i qeverisë për të burgosur një Deputet të Opozitës dhe një Gazetar. Për t'u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një Deputet të opozitës dhe një Gazetar.  Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg. Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara.

Deputeti i PD, Agron Shehaj

Një ditë më parë, deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi një video ku shfaqej kunati i Babales, Fredi Alizoti, i cili deklaronte të ishte marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin e mazhorancës. Por nd/rsa pikëpyetjet për vërtetësinë e videos janë të mëdha, mëngjesin e sotëm Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shkuar për ta sekuestruar. Oficerë të krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.