Aguero aksidentohet me makinë
dhe thyen brinjët, dy muaj jashtë

Aguero aksidentohet me makinë<br />dhe thyen brinjët, dy muaj jashtë
Momente frike ka kaluar sulmuesi i Manchester Cityt Sergio Aguero që ka mbetur viktimë e një aksidenti me makinë në Amsterdam.
 
Argjentinasi gjendej në një taksi e cila u përplas me një shtyllë dhe Kun Aguero fatmirësisht ka shpëtuar pasi kishte vënë rripin e sigurimit.
 
Megjithatë aksidenti nuk ka kaluar pa pasoja dhe Aguero është transportuar menjëherë në spital me disa brinjë të thyera dhe do të mungojë për dy muaj.
 
Sipas të dhënave taksisti ka dalë nga rruga pasi po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Sergio Aguero ishte duke u kthyer nga koncerti I mikut të tij Maluma. Problem edhe për trajnerin Guardiola që duhet të bëjë rreth dy muaj pa argjentinasin.

[gallery]24076[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vdiq pas rrëzimit me helikopter, kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi

Vdiq pas rrëzimit me helikopter, kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi