Prej shumë kohësh ata janë konsideruar si armike të betuara të njëra-tjetrës, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme kanë vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë.

Bëhet fjalë për dy diva si Lady Gaga dhe Christina Aguilera, të cilat kanë lënë mënjanë të gjitha fjalët dhe kanë performuar së bashku ne skenën e “The Voice”.

Christina i është bashkuar Gagës në interpretimin e këngës së saj më të re “Do What U Want”.

Ato janë shfaqur të dyja me një look të veçantë, ndërkohë që te Christina binin në sy flokët e mëdhenj.

aguilera dhe gaga

Gjatë performancës Christina ka mbështetur kokën e Lady Gagës mbi krahërorin e saj.

Sipas mediave të huaja të dyja këngëtaret kanë qenë mjaft të ngazëllyera kur morën vesh për këtë bashkëpunim dhe e kanë pritur me padurim.

Ashtu siç u pa dhe natën e spektaklit ata shkëlqyen me të vërtetë me paraqitjen e tyre.

Përsa i përket armiqësisë së përfolur mes këngëtareve, thuhet se mospëlqimi mes tyre ka nisur në një kohë kur Gaga akoma nuk kishte fituar famën e tanishme dhe Christina ishte përpjekur të vidhte stilin e saj të paraqitjes.

Kjo në një kohë kur Christina po bënte një emër në industrinë e muzikës në vitin 2008.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)