TIRANE- Duhet të kthehemi të paktën shtatë vite pas për të gjetur momentin e fundit kur Tirana vinte superiore në derbin me Partizanin sa i përket tabelës së klasifikimit. Gjithashtu një faktor që i favorizon bardheblutë është ecuria më shumë se pozitive në javët e fundit, pasi në nëntë takime në kampionat ka një barazim dhe tetë fitore. Për një ikonë të klubit bardheblu si Agustin Kola, ky moment që po kalon ekipi ka vetëm një shpjegim:
“Kam qenë që në fillim pro trajneri Egbo. Ka 20 vjet që jeton në Tiranë, ka qenë lojtar i Tiranës, portier profesionist. Është njeri kërkues, familjar. Nuk është si këto të tjerët që rrinë gjithë ditën pas presidentëve. Ai e ka mendjen te fusha”, thotë Kola.
I pyetur për derbin e ditës së premte Agustin Kola thotë se dëshira e tij është që të fitojë Tirana.
“Dëshira ime është të fitojë Tirana, por derbi gjithmnonë përgjitjësi për ekipin e Tiranës. Si në kohën tonë edhe në kohën e sotme. Derbi gjithmonë ka sjellë bukuri. Ju e keni parë edhe kur Partizani ka qenë në kategorinë e dytë sërish është mbushur stadiumi. Në derbi fiton ai që ruan qetësinë në fushë, do përqendrim”, shprehet Kola.
Kola ishte i zhgënjyer për veprimet e disa prej tifozëve të cilët thyen stolat në stadiumin ‘Air Albania’ në ndeshjen e fundit me Kukësin.
“A ka gjë më të bukur se ai stadium që të bën për vetë?! Tifozët të mos meren me këto gjera, jo thyerje stolash, jo sharje, jo ofendime sepse e kam pa kohët e fundit që janë ngritur këto çështje. Fusha e lojës i ka të gjitha”, tregon Kola.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.5%
-
Jo
72.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1380
Lajme të tjera
-
Hodhën mjete piroteknike në stadium dhe u futën në fushë gjatë derbit Partizani-Tirana, në hetim 4 të rinj
7 Mars, 14:47
-
VIDEO/Partizani humb shansin për të dyfishuar rezultatin, kapiteni nuk mposht dot portierin e Tiranës në penallti
6 Mars, 20:43
-
VIDEO/ Flakadanë dhe fishekzjarre në 'Air Albania', fusha mbulohet nga tymi, ndërpritet sërish ndeshja Partizani-Tirana
6 Mars, 20:20
-
VIDEO/ Një gol për Partizanin dhe penallti e anuluar për Tiranën, mbyllet pjesa e parë e derbit të kryeqytetit
6 Mars, 19:56
-
'Shitet gazonjere rrëzë malit të Dajtit', tifozët 'Bardh e blu' 'ngacmojnë' ultrasit e Partizanit për stadiumin e ri në Tufinë
6 Mars, 19:50
-
VIDEO/ Vetëm 5 minuta lojë, ndërpritet ndeshja Tirana-Partizani! Tifozët hedhin shashka në fushë, dëmtohen 2 portierët
6 Mars, 19:09
-
VIDEO'Të vegjlit' e Partizanit shpalosin flamurin gjigand në 'Air Albania', irritohen tifozët 'Bardh e blu'
6 Mars, 18:57
-
Ultrasit e Partizanit mbërrijnë në stadium për derbin me Tiranën! Tifozët: Fitojmë 3-0, e kemi të sigurt kampionatin
6 Mars, 17:52
-
VIDEO/ Atmosferë ‘elektrizuese’ para derbit të kryeqytetit, tifozët e Tiranës nisin marshimin drejt ‘Air Albania’
6 Mars, 17:08
-
4 ndeshje në 16 ditë, Superliga dhe Kupa e Shqipërisë mëson agjendën! Vendoset data e derbit Partizani - Tirana
17 Shkurt, 13:50
-
Vrasja për hakmarrje te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, shpallet në kërkim autori i ekzekutimit të Briken Sanaj! Dyshohet se ndodhet në Belgjikë (Emri)
17 Nëntor 2022, 09:42
-
Analiza/ Eduard Zaloshnja: Derbi gjithnjë përtej futbollit…
25 Tetor 2021, 14:33
Derbi I dashur Agustin nuk vendoset ne fushe... e ka vendosur Duka qe ne Shtator... per 100
PërgjigjuCivilizimi ( si meshkujt si femrat ) e frenon , jo ashpersimi i ligjit
Përgjigju