Një nga ikonat më të mëdha të futbollit shqiptar, Agustin Kola (66 vjeç), po kalon momente të vështira për shkak të problemeve shëndetësore. Ish-sulmuesi i famshëm i Tiranës dhe kombëtares shqiptare është shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se Kola është diagnostikuar me ulçerë në stomak, ndërsa po i nënshtrohet trajtimeve të specializuara mjekësore. Fatmirësisht, gjendja e tij raportohet e stabilizuar, megjithëse kërkon ende kujdes të vazhdueshëm nga personeli shëndetësor.
Klubi bardheblu nuk ka qëndruar indiferent. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, KF Tirana ka shprehur mbështetjen e plotë për legjendën e saj, duke u shprehur i bindur se Kola do ta fitojë edhe këtë betejë, ashtu siç ka bërë gjithmonë në fushë.
"KF Tirana ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të legjendës sonë, Agustin Kola, duke qenë pranë tij fizikisht që nga dita e parë e shtrimit në spital. Për klubin tonë, prioriteti kryesor ka qenë dhe mbetet mirëqenia e tij. Solidariteti dhe përkushtimi ynë janë shprehur çdo ditë përmes kujdesit të afërt dhe mbështetjes së vazhdueshme.
E kuptojmë që jo i gjithë komuniteti bardheblu ka mundësi të komunikojë me të privatisht, ndaj është e rëndësishme për ne që t’ju ofrojmë këtë hapësirë për të shprehur urimet dhe dëshirat tuaja për shërimin e tij të shpejtë. E presim me padurim legjendën Kola dhe jemi të sigurt se së shpejti do të shihemi në stadium", njofton Tirana.
Agustin Kola mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit shqiptar, i njohur për pasionin, karakterin luftarak dhe kontributin e jashtëzakonshëm në historinë e Tiranës dhe të Kombëtares.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.8%
-
Jo
41.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit të Call Center-ave në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin! Mohon akuzat në gjykatë
17 Shkurt, 14:14
-
Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, pranga dy vajzave nga Kazakistani! Nën hetim edhe një 33-vjeçar (VIDEO)
17 Shkurt, 13:51
-
18-vjeçarja u plagos në hotel, Gjykata e Tiranës liron nga qelia pronarët e hotel Gjutës që fshehën ngjarjen! Në burg i dashuri i saj
17 Shkurt, 12:42
-
Nga Elbasani në Tiranë/ Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona! 4 lihen në burg (EMRAT + VIDEO)
17 Shkurt, 11:56
-
Besmir Dervishi komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës! Zëvendëson Erion Ismailin
17 Shkurt, 08:55
-
‘Gruaja e tij dyshon për ndonjë helmim’, zbulohen dokumentet për vdekjen e ambasadorit francez dhe atij turk në Tiranë, në vitet '68 e ’77!
17 Shkurt, 07:39
-
Mungon avokati i Anila Bishës, shtyhet seanca për ‘pezullimin’ e Diellës! Aktorja kërkon 1 mln euro dëmshpërblim
16 Shkurt, 15:41
-
Tiranë/ Kadastra publikon listën me 400 emra, përfitojnë pronësinë edhe të truallit ku është legalizuar ndërtesa
16 Shkurt, 15:23
-
Rrugorja e Tiranës me dorë 'të hekurt' 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë (VIDEO)
16 Shkurt, 15:03
-
Ministeriali i Korridorit VIII më 18 shkurt në Tiranë! Në fokus zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal (AXHENDA)
16 Shkurt, 12:59
-
Në burg gazetari gjobëvënës! Elio Laze habit me dëshminë: Marr para jo vetëm për të fshirë lajme, por edhe për t'i bërë ato...është aktivitet i ligjshëm
16 Shkurt, 12:12
-
Armand Duka 'garoi' i vetëm, 48 delegatë i japin mandatin e shtatë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit! Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv
16 Shkurt, 10:57