Ahmetaj: Jam krenar për uljen e borxhit publik, Tabaku: Vazhdon të prodhojë gënjeshtra, raportet flasin ndryshe

Ahmetaj: Jam krenar për uljen e borxhit publik, Tabaku: Vazhdon të prodhojë gënjeshtra, raportet flasin ndryshe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Partia Demokratike ka akuzuar këtë të premte ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj për falsifikim të shifrave të borxhit publik. Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar fill pas fjalës të mbajtur përpara gazetarëve të ish-ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, për balancimin ekonomik të arritur në 2018-n. (Lexo këtu) 

Ajo është shprehur në një postim në rrjetin social “Facebook” se deklarata e Arben Ahmetaj është kryekëput mashtrim, se borxhi publik është ulur në 63%. Sipas saj, borxhi publik rezulton të jetë 73% e PBB-së dhe se kjo vlerë është më e lartë se sa deklarimi i qeverisë në Komisionet Parlamentare.

Sipas raportit të KLSH, ministri Ahmetaj rezulton të ketë falsifikuar borxhin publik duke gënjyer Parlamentin dhe mbi të gjitha duke gënjyer shqiptarët. Rritja e borxhit vjen si pasojë e PPP-ve që në vitin 2018 kanë qenë kryefjala e vjedhjeve spektakolare të kulmuara me ligje apostafat për të ligjëruar këto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ligji i inceneratorëve të gjitha këto janë disa prej mrekullive që ka kontribuar vetë ministri Ahmetaj me gjithë kapacitetet e tij dhe fuqinë e ministrit.

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike

Tabaku shprehet më tej se borxhi publik ndërkohë rezulton nga FMN-ja edhe më i lartë; 83% e PBB-së.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se Investimet e Huaja Direkte janë rritur si pasojë e investimeve të TAP dhe Starcraft Devoll. Të dy këto investime, siç e di i madh dhe i vogël, kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisjes 2009-2013. Në kohën kur investitorët e huaj i afroheshin Shqipërisë se e shihnin si atraksion për biznes dhe jo një feud personal të qeveritarëve. Sipas raportit të BSH, 51% e Investimeve të huaja janë në varësi të TAP dhe Devollit ndërkohë që viti 2019 pritet të jetë viti i fundit i këtyre investimeve. Në vend që ministri Ahmetaj të na paraqiste ndonjë projekt të huaj që ai vetë ka kontribuar të sjellë në vend, vazhdon të krenohet për atë që gjeti nga paraardhësit.

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike

Tabaku cilëson se detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 200 milionë eurove, ndërsa bizneset vazhdojnë të mbyllen dhe të vendosen në vështirësi. Më tej, ajo shprehet se vlera e taksave të rritura nga paketa fiskale 2014 e deri më sot është e barabartë me 1.9 mld euro ndërsa vlera e PPP-ve është 2 mld euro.

Në pak fjalë shqiptarët paguajnë me taksat e tyre paratë që qeveria çon tek oligarkët që jo rrallë herë kanë përgatitur ligjet specifike dhe paketën fiskale. Ministri ndërsa propagandonte taksën progresive harroi të nënvizonte taksën mbi të ardhurat që është më e larta në rajon, harroi të propagandonte futjen e TVSH për bizneset e vogla, raportet e ndryshme ndërkombëtare që evidentojnë problemet e politikës fiskale të qeverisë rilindase. Vetëm vitin e kaluar buxhetit të shtetit i mungojnë 126 milionë Euro si rezultat i keqmanaxhimit dhe korrupsionit.

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike

Tabaku përmend edhe pagat e qytetarëve. Sipas saj, konsumi i familjeve ka rënë paralelisht me rritjen e vlerës së produkteve në treg. Tabaku komenton edhe pabarazinë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, duke e cilësuar në rritje të ndjeshme dhe të frikshme. Në fund, deputetja demokrate ka cilësuar si "qershinë mbi tortë" rritjen e taksës së pronës dhe vendosjen e pagës maksimale. 

Pabarazia është thelluar  ndërkohë që familjet shqiptare kanë të njëjtin buxhet si në 2007, duke treguar se rritja e energjisë me 25%, rritja e tarifave të arsimit me 33%, rritja e ujit me 44% dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore me 20 përqind kanë varfëruar në masë shqiptarët.

Dhe qershia mbi tortë, nuk mjaftoi rritja e taskave me 1,9 miliardë, nuk mjaftoi fakti që jemi i vetmi vend në botë që taksojmë më shumë punën (23%) se kapitalin (8%) por këtë fillim viti hyri në fuqi rritja e taksës së pronës me 2-4 herë si dhe vendosja e pagës maksimale merr nga punëdhënësit e punësmarrësit rreth 10% të pagës duke dëmtuar përsëri shtresën e mesme. Kjo politikë ekonomike pa burim rritje, por në thelb klienteliste, pa vizion e strategji sot ka prodhuar një ekonomi që po varfëron gjithnjë ë më shumë atë që punon, atë që përpiqet dhe po ndihmon me të fortin e klientin.

Jorida Tabaku, Deputete e Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radananecit: 04/01/2019 23:53

    Ja dhe konka e PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi