Ahmetaj në kantierin e rindërtimit në Laç: Po përgatisim vendim me këshillin e ministrave, për të përzgjedhur familjet sipas prioritetit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në kantierin e rindërtimit në Laç së bashku me ministrin Arben Ahmetaj.

Nga atje Ahmetaj tha se po përgatiet një procedurë me vendim të Këshillit të Ministrave për javën që vjen, vendim i  cili do të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet, ku thekson se prioritet do të kenë ata në nevojë.

"Aty ku qendra e qytetit po rilind shumë më e bukur dhe më e fortë se natën e tmerrshme të 26 nëntorit, kur u godit fort duke lënë jashtë pa shtëpi qindra familje, të cilat së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada.

Prisnim ministrin e strehimit të Turqisë për shkak të fatkeqësise e kanë anuluar ardhjen Me vendim qeverie i kaluar bashkisë edhe ndërtimin  shkollës. Do jetë këtu në këtë zonën lart. Duhet menduar që së bashku me kompaninë turke të ketë harmoni e gjithë struktura e ndërtimit.

Po përgatisim një procedure me vendim të KM për javën që vjen  që të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet. Familjet në nevojë janë prioritizim më pas familjet në përgjithësi do të hidhet një short në këshillin bashkiak, me një komision. 1+1 do hidhen më vete 2+1 më vete dhe 3+1 më vete", tha Ahmetaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fefe: 04/11/2020 14:28

    Po ik o minister leshi e di ai se te ajo gropa aty kane qene 7 pallate. Si do I japin Me short shtepiat qe do rindertohen. U takojne perpara banorëve si kane pas pronen aty. Minister injorant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar