Ahmetaj në Komision: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër! Nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

 

Arben Ahmetaj, i cili në kohën kur është firmosur dosjet e Inceneratorëve, ka sqaruar rolin e tij duke sqaruar se Ministria e Financave nuk është kontraktor duke thënë se koncesioni i Tiranës është një koncesion i pastër, i cili nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore.

Arben Ahmetaj: Nuk ka procedurë, ka qarkulluar një projekt vendim që ka qenë e Këshillit të Ministrave dhe që kërkohet më shumë se një mendim për një projekt vendim se e gjykon që ka nevojë të marrë nga Ministritë, ka ardhur një kërkesë mendimi për një projekt vendimi, jo procedurë. Ministria e Financave ka dhënë dakordësinë e plotë
Jorida Tabaku: Cani nuk tha ka dhënë dakordësi të plotë
Jorida Tabaku: Procedura e inceneratorit të Tiranës. Sipas kompetencave që ju jep ligji në rolin e ministrit të Financave, ishit ministër asokohe. Keni dhënë një mendim për këtë kontratë. Mendimi juaj kur ju dhatë miratimin?
Arben Ahmetaj: Ministria e Financave është autoritet fiskal, jo kontraktor. Arben Ahmetaj nuk ka qenë autoritet kontraktor. Sa i takon koncesionit të Tiranës, ka disa letër këmbime mes institucioneve që i referohen një nga një të gjitha kërkesave që kishin autoritetet kontraktore, në zbatimin formal në studimin e fizibilitetin. Neni 42 ne ligjin e koncesionit, MF praktikisht i referohet qëndrueshmërisë fiskale, përballueshmërisë fiskale. Sa e mban atë vit te paracaktuar? Sa e mban ne raport me borxhin? Dhe ne raport me atë kufizim si MF, në raporto me buxhetin  e RSH. Më ka mbështetur qeveria dhe parlamenti 5% e të ardhurave tatimore të vitit paraardhës.
Jorida Tabaku: Është miratim i juaji?
Arben Ahmetaj: Ai është koncension. Nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore. MF shprehet kur autoriteti kontraktor shprehet kur kërkon mbështetje buxhetore. Impianti i Tiranes i ndërtuar nga privati. Ka filluar punë në janar 2021 sepse leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor. Ai koncension nuk është PPP sikurse është Elbasani dhe Fieri. Duhet ta kishte thënë autoriteti kontraktor, impianti është investim privat. Në fund te 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës. Nuk është koncension me mbështetje buxhetore, në këtë rast kur nuk i kërkohet mbështetje buxhetore, MF vijon normalisht.
Jorida Tabaku: Ku ju nuk i kishit këto përgjegjësi, përse kthyet përgjigje, lexoj një shkrese tuajën,  “përpara dhënies së bonusit, nëse kërkon mbështetje financiare, ju duhet të merrni mbështetje nga MF” Sepse gjatë gjithë kohës ju i thoni nesë bashkitë e qarkut kanë mundësi ta mbulojnë me buxhet. Ngrini shqetësim real në këtë kërkesë si MF dhe i ktheni përgjigje Lefter Kokës, si ministër i Mjedisit. Kjo është shkresa e dyte ku i thoni “nuk ka draft kontrate, nuk ka studim fizibiliteti, kostot te sigurohen se janë të miratuara, po kështu edhe tavanet buxhetore”. Janë shqetësime reale që ju i ngrini në mbështetje të pozicionit të MF.
Arben Ahmetaj: Këto shkresa tregojnë se këto institucione kanë vepruar me njëra tjetrën. Shteti ka funksionuar me skrupulizitet me letra. Ajo që kërkohet është se autoriteti kontraktor të sqaroje ku qëndron me mbështetjen buxhetore, e cila vë në lëvizje MF nësë të japë mbështetje apo jo. Autoriteti kontraktor thotë se “nuk kërkon mbështetje buxhetore”.
Jorida Tabaku: Do paguhet nga qeveria me ane të transfertës të pakushtëzuar.
Arben Ahmetaj: Po krijojmë tension artificial. Ministria e Financave nuk është kontraktor, është pranuar publikisht se unë nuk kam qene kontraktor, sa i përket koncesionit, të Tiranës, ai ka disa pika dhe disa letër këmbime, është bërë një letër këmbim shumë i gjatë mes disa institucioneve dhe i referohen një nga një të gjitha kërkesat që kanë pasur autoritetet kontraktore, për vizibilitetin. Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale, sa e mban atë vit në bazë të PPA, në bazë të borxhit. Impianti i Tiranës ndërtohet me para private, jo publike, leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor 2020, 60 muaj që shkon mes 2025-2026. Ai koncesion nuk është PPP si Elbasani apo Fieri. Në fund të 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës, ku janë 430 mln euro, nuk është me mbështetje buxhetore që kërkon aprovim nga Ministri i Financave. Koncesioni nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore. Bashkia e Tiranës në të drejtën e vet për të lobuar brenda dhe jashtë vendit, ka kërkuar gjithmonë transfertë dhe qeveria vendos në bazë të disponibiliteti të vet të thotë "po" ose jo". Ka marrë transfertë direkte, si organ vendor. Në njohurinë time ju jeni financiare, ekonomiste dhe jeni marrë me PBA kur thoni nuk ka rëndësi ca është transfertë, shpenzim, nuk është mbështetje buxhetore është transfertë, është transfertë ad hoc që vendos qeveria. Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA se trasferta është ad hoc vendos qeveria të jap transfertë sipas analizës të Ministrisë së Financave, kur jep mbështetje buxhetore ti je kyçur, do i japim bashkisë së Tiranë, sa kërkon 10, nuk kemi 10 por do i japim 2. Vitin tjetër kërkon 3, kemi 3. Është detyrim ligjor, ndërsa transferta është vullnet politik i një qeverie për të mbështetur një etnitet dhe në atë derexhe që ishte Tirana e kishim detyrim politik


Lajmi kryesor:

Dëshmitë në Komision/ Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s'ka marrë lekë nga buxheti i shtetit! Balluku: Vjedhja 430 mln euro shifër absurde!


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen