Dëshmitë në Komision/ Ahmetaj: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër, s'ka marrë lekë nga buxheti i shtetit! Balluku: Vjedhja 430 mln euro shifër absurde!

TIRANË-  Përfundon pas rreth 14 orësh Komisioni hetimor për inceneratorët.

Komisioni hetimor për inceneratorët u mbyll me fjalën e Zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj i cili theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ai tha se inceneratori i Tiranës është koncension dhe nuk merr para nga buxheti, por sqaroi se qeveria ka kaluar transferta për bashkinë e Tiranës. Ai e cilësoi gënjeshtër të opozitës dëmin prej 430 milion eurosh ndërsa e cilësoi veten gardian të buxhetit.

"Inceneratori i Tiranës është koncesion i pastër, nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore. Ka kërkuar gjithmonë transfertë dhe qeveria vendos në bazë të disponibiliteti të vet të thotë "po" ose jo", tha Ahmetaj.

Debate ka pasur edhe teksa po raportonte Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, Kjo sepse kjo e fundit, tha se shifra për të cilën pretendon opozita se janë vjedhur, pra 430 mln euro, është një abstragim, teksa i thumboi edhe për Kuvendin e bërë nga Lulzim Basha te Pallati i Kongreseve.

"430 mln euro të vjedhura, është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige", tha Balluku.

Përgjigjen ia dha Tabaku.

"Me qetësi kolegë, se me këtë 7 x7 bëjnë 42 ka shkuar në burg, të shohim nëse ky 7 x7 bëjnë 42 do çoj njeri tjetër", tha kryetarja e Komisionit,  duke iu referuar Lefter Kokës.

Nga ana tjetër, dëshmia e Emiriana Sako është shoqëruar me përplasje, teksa kjo e fundit tha se depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës i tha fund emergjencës mjedisore në qytet, ndërsa vend-depozitimi i Porto Romanos është kthyer tashmë në një park, nga gangrenë që ishte vite më parë. Shumë pyetje ajo ka zgjedhur t'i përgjigjet me ironi duke thënë do e marrin përgjigjen me 6 mars, por nuk ka munguar as përgjigja nga PD, ku Ina Zhupa tha se kryebashkiakja tregoi se paratë i do për fushatë. Pas debateve kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka braktisur mbledhjen në komisionin hetimor, ku Tabaku paralajmëroi me kallëzim penal.

Ndërsa në dëshminë e tij, ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani tha se refuzoi projektin e Elbasanit pasi kishte dyshime se kompania nuk kishte kapacitetet financiare për investimin.

E para që dëshmoi sot në komision ishte ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, Valbona Ballgjini e cila tha se është pyetur nga SPAK dhe nuk mund të jap asnjë detaj për shkak të sekretit hetimor. Nga ana tjetër Tabaku tha se mos dëshmimi në komision vepër penale, megjithatë ajo shton se Ballgjni ka ardhur në komision dhe se vetë komisioni nuk mund të diktojë përgjigjet e saj. Kjo ka sjellë reagimin e anëtares së PS, Ermonela Felaj e cila i tha Tabakut se po bën presion ndaj dëshmitarëve.

Në komisionin Hetimor u thirrur sërish për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra, por nuk u erdhi. Kujtojmë se Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit, ndërsa ligji parashikon shoqërimin me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:22
Ahmetaj-PD: Çmimi 29 euro për ton të mbetjeve nuk do të ndryshojë për 30 vite! Qeveria juaj ka bërë 2 përpjekje më të shtrenjta dhe në fund e pastruam ne Tiranën

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se inceneratori i Tiranës do të marrë deri në përfundim të kontratës 29 euro për ton, teksa solli edhe një shembull se si kjo shifër do të mbetet e pandryshuar deri në 2052. Ai tha se ky çmim pra 29 euro për ton do të mbetet stabël, pavarësisht inflacionit që mund të ndryshojë përgjatë këtyre viteve. Ahmetaj tha se në qeverinë e demokratëve kostot kanë qenë më të shtrenjta.

"Ju e kishit 38 euro çmimin për ton, kur vijmë dhe bëjmë politikë dhe transparent, t'i përmbahemi, në parlament dhe në Facebook, është tjetër gjë. Qeveria juaj ka bërë 2 përpjekje, 2 dyja janë më të shtrenjta se ato që kanë rezultuar nga Autoriteti Kontraktor, 38 euro, këtu është 29 atje 38 euro. E sjell që ta krahasoj, ne e pastruam, ju se pastruat dot", tha Ahmetaj.

Ora 23:56
Arben Ahmetaj ka kaluar vdekje klinike? Përgjigja në Komisionin Hetimor që la shumë dyshime

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj pyetjes nëse ka pasur një incident jashtë shtetit me një prej të shpallurve në kërkim, Mirel Mërtiri, ka zgjedhur t'i përgjigjet me një përgjigje e cila ka lënë dyshime. Kjo pasi ai përmendi "vdekje klinike, koma', duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë pasur një moment të vështirë në aspektin e shëndetit.

Belind Këlliçi: A është e vërtetë lajmi që keni pasur një rast të një incidenti në një shtet të huaj me Mirel Mërtirin.
Arben Ahmetaj: Të hysh në vdekjet e mia klinike, në komat dhe ringjalljet. Ju e kuptoni që nuk ka të bëjë me situatën tuaj shëndetësore, e rëndësishme për këtë Komision, sot që ne flasim është diskutuar se si ka mundësi që qeveria bën pagesa ndërkohë që 3 veta janë në kërkim. Ky moment shërbën për të sqaruar një detaj interesat, unë kam të drejtën të prezumojë dhe të ngre pikëpyetje që ministri i financave ka këtë afrimitet e një person që është pas këtyre kontratave, prandaj pyes. Është personale, jeni jashtë objektit dhe nuk kam ,lidhje gjaku, lidhje biznesi, nuk kam qenë ortak.
Jorida Tabaku: Lidhje shoqërore?
Arben Ahmetaj: Ma jepni definicionin e lidhjes shoqërore se do dalim shok këtu të gjithë

Ora 23:23
Ahmetaj: Jam ministri më konservator i Financave! Kam qenë ‘gardiani’ më i mirë i buxhetit

 

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se ai ka qenë ministri më konservator dhe gardiani më i mirë i buxhetit.

Ahmetaj: Meqë këtu u fol për konservatorizëm fiskal, unë jam ministri më konservator i financave. Unë kam qenë gardiani më i mirë i buxhetit.
Tabaku: Në të gjitha shkresat tuaja ju ngrini shqetësimin për qarkun Tiranë. Erdhën ndonjëherë këto miratimet e qarkut Tiranë që ju e kaluat këtë projekt?
Ahmetaj: Borxhi ka ardhur duke ulur, pasi këtë bën gardiani, ul borxhin. Ndaj i vë një tavan. Gardiani ka shpikur pragun bashkë me FMN. Po ta shohësh borxhin në të trija vitet, ka ardhur duke rënë. MF ka bërë detyrën e vetë, s’ka mbështetje buxhetore, ka transfertë. Mbështetje buxhetore për koncensionin e Tiranës nuk ka, por ka transfertë. Sa herë kërkon pushtetit vendor, dhe qeveria ka mundësi që ta ndihmojë, duhet ta mbështesë! Unë kam iniciuar ndryshimin e ligjit në fund të 2018 që të ruheshin risqet dhe qarku ka funksionuar si njësi vendore të pavarura. Tirana apo dhe rrethet e tjera po ashtu.

Ora 23:00
Ahmetaj: Nuk ka si të ketë incenerator te Tirana para 2025, siç shkruhet në kontratë! Gënjeshtër si ajo e 430 mln eurove

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është shprehur se në Landfillin e Tiranës nuk ka incenerator dhe nuk ka si të ketë deri në vitin 2025 sepse kështu është parashikuar në kontratë. Ai tha se deklarata "nuk ka Tirana incenerator" është e pavërtetë nga ana e opozitës.

"Nuk prezupozohet që të ketë deri në 2025, është si e vërteta e 430 mln eurove. E ka bërë Xhelal Mziu dhe ai nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore dhe nuk është Ministria e Financave që koordinon koncesionet", tha Ahmetaj.

Ora 22:35
Batutat në Komisionin Hetimor, Tabaku-Ahmetajt:  Të lutem me këto pasthirrma tani në mes të natës! Zv.kryeministri: Po pasthirrmat në mesnatë janë

Një debat serioz është ai që po zhvillohet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po dëshmon Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, e megjithatë nuk kanë munguar as batutat. Tabaku i kërkon Ahmetajt të lërë 'pasthirrmat në mesnatë', teksa zëvendëskryeministri i përgjigjet duke qeshur se pasthirrmat në mesnatë janë.

Dialogu:

Tabaku: Shyqyr që e kemi njëherë në dorë të komandojmë fjalën

Ahmetaj: Do të lutesha, se e dhe e lodhur je...

Tabaku: Jam shumë e qetë

Ahmetaj: Nuk të thash që nuk je e qetë, tash je e lodhur uaaa po hë mi...

Tabaku: Të lutem se këto pasthirrma tani në mes të natës..

Ahmetaj: Po pasthirrmat në mesnatë janë se kur janë...

 

Ora 22:12
Ahmetaj në Komision: Inceneratori i Tiranës, koncesion i pastër! Nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore

 

Arben Ahmetaj, i cili në kohën kur është firmosur dosjet e Inceneratorëve, ka sqaruar rolin e tij duke sqaruar se Ministria e Financave nuk është kontraktor duke thënë se koncesioni i Tiranës është një koncesion i pastër, i cili nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore.

Arben Ahmetaj: Nuk ka procedurë, ka qarkulluar një projekt vendim që ka qenë e Këshillit të Ministrave dhe që kërkohet më shumë se një mendim për një projekt vendim se e gjykon që ka nevojë të marrë nga Ministritë, ka ardhur një kërkesë mendimi për një projekt vendimi, jo procedurë. Ministria e Financave ka dhënë dakordësinë e plotë
Jorida Tabaku: Cani nuk tha ka dhënë dakordësi të plotë
Jorida Tabaku: Procedura e inceneratorit të Tiranës. Sipas kompetencave që ju jep ligji në rolin e ministrit të Financave, ishit ministër asokohe. Keni dhënë një mendim për këtë kontratë. Mendimi juaj kur ju dhatë miratimin?
Arben Ahmetaj: Ministria e Financave është autoritet fiskal, jo kontraktor. Arben Ahmetaj nuk ka qenë autoritet kontraktor. Sa i takon koncesionit të Tiranës, ka disa letër këmbime mes institucioneve që i referohen një nga një të gjitha kërkesave që kishin autoritetet kontraktore, në zbatimin formal në studimin e fizibilitetin. Neni 42 ne ligjin e koncesionit, MF praktikisht i referohet qëndrueshmërisë fiskale, përballueshmërisë fiskale. Sa e mban atë vit te paracaktuar? Sa e mban ne raport me borxhin? Dhe ne raport me atë kufizim si MF, në raporto me buxhetin  e RSH. Më ka mbështetur qeveria dhe parlamenti 5% e të ardhurave tatimore të vitit paraardhës.
Jorida Tabaku: Është miratim i juaji?
Arben Ahmetaj: Ai është koncension. Nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore. MF shprehet kur autoriteti kontraktor shprehet kur kërkon mbështetje buxhetore. Impianti i Tiranes i ndërtuar nga privati. Ka filluar punë në janar 2021 sepse leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor. Ai koncension nuk është PPP sikurse është Elbasani dhe Fieri. Duhet ta kishte thënë autoriteti kontraktor, impianti është investim privat. Në fund te 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës. Nuk është koncension me mbështetje buxhetore, në këtë rast kur nuk i kërkohet mbështetje buxhetore, MF vijon normalisht.
Jorida Tabaku: Ku ju nuk i kishit këto përgjegjësi, përse kthyet përgjigje, lexoj një shkrese tuajën,  “përpara dhënies së bonusit, nëse kërkon mbështetje financiare, ju duhet të merrni mbështetje nga MF” Sepse gjatë gjithë kohës ju i thoni nesë bashkitë e qarkut kanë mundësi ta mbulojnë me buxhet. Ngrini shqetësim real në këtë kërkesë si MF dhe i ktheni përgjigje Lefter Kokës, si ministër i Mjedisit. Kjo është shkresa e dyte ku i thoni “nuk ka draft kontrate, nuk ka studim fizibiliteti, kostot te sigurohen se janë të miratuara, po kështu edhe tavanet buxhetore”. Janë shqetësime reale që ju i ngrini në mbështetje të pozicionit të MF.
Arben Ahmetaj: Këto shkresa tregojnë se këto institucione kanë vepruar me njëra tjetrën. Shteti ka funksionuar me skrupulizitet me letra. Ajo që kërkohet është se autoriteti kontraktor të sqaroje ku qëndron me mbështetjen buxhetore, e cila vë në lëvizje MF nësë të japë mbështetje apo jo. Autoriteti kontraktor thotë se “nuk kërkon mbështetje buxhetore”.
Jorida Tabaku: Do paguhet nga qeveria me ane të transfertës të pakushtëzuar.
Arben Ahmetaj: Po krijojmë tension artificial. Ministria e Financave nuk është kontraktor, është pranuar publikisht se unë nuk kam qene kontraktor, sa i përket koncesionit, të Tiranës, ai ka disa pika dhe disa letër këmbime, është bërë një letër këmbim shumë i gjatë mes disa institucioneve dhe i referohen një nga një të gjitha kërkesat që kanë pasur autoritetet kontraktore, për vizibilitetin. Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale, sa e mban atë vit në bazë të PPA, në bazë të borxhit. Impianti i Tiranës ndërtohet me para private, jo publike, leja e ndërtimit është dhënë në dhjetor 2020, 60 muaj që shkon mes 2025-2026. Ai koncesion nuk është PPP si Elbasani apo Fieri. Në fund të 30 viteve i dorëzohet Bashkisë së Tiranës, ku janë 430 mln euro, nuk është me mbështetje buxhetore që kërkon aprovim nga Ministri i Financave. Koncesioni nuk ka marrë asnjëherë mbështetje buxhetore. Bashkia e Tiranës në të drejtën e vet për të lobuar brenda dhe jashtë vendit, ka kërkuar gjithmonë transfertë dhe qeveria vendos në bazë të disponibiliteti të vet të thotë "po" ose jo". Ka marrë transfertë direkte, si organ vendor. Në njohurinë time ju jeni financiare, ekonomiste dhe jeni marrë me PBA kur thoni nuk ka rëndësi ca është transfertë, shpenzim, nuk është mbështetje buxhetore është transfertë, është transfertë ad hoc që vendos qeveria. Nuk ka nevojë të jetë brenda PBA se trasferta është ad hoc vendos qeveria të jap transfertë sipas analizës të Ministrisë së Financave, kur jep mbështetje buxhetore ti je kyçur, do i japim bashkisë së Tiranë, sa kërkon 10, nuk kemi 10 por do i japim 2. Vitin tjetër kërkon 3, kemi 3. Është detyrim ligjor, ndërsa transferta është vullnet politik i një qeverie për të mbështetur një etnitet dhe në atë derexhe që ishte Tirana e kishim detyrim politik

Ora 22:02
Ahmetaj: Ja tre të pavërtetat e thëna në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka sqaruar 3 të pavërteta sipas tij lidhur me Inceneratorët të thëna në Komisionin Hetimor.

Ahmetaj: Sqaruam një të pavërtetë. E parë është se kishte dy vendime. Por ka një vendim. E thatë tani (I drejtohet Tabakut). E dyta; një e pavërtetë tjetër është se ‘Ministria e Financave se ka aprovuar’. Ministria e Financave ka dhënë dakordësi të plotë për financimin në fund të 2014-ës. Kjo ka qenë e pavërtetë se ka dalë në publik se; aty s’ka qenë e aprovuar nga MF-ja. Janë 184 kontrata të bëra në periudhën 2005-2013. Kam një kontratë këtu që është HEC-i i Ashtës.
Tabaku: Dua këtë çështje këtu!
Ahmetaj: 
Po do rri deri në 6 të mëngjesit, deri sa të doni ju. Do bëjmë debate të pafundme. Unë jam anëtar i qeverisë dhe ti anëtare e opozitës. Dua një shembull koncensioni.
Tabaku: Se dua. Unë dua që të vazhdojmë këtu
Ahmetaj:
 Do na vlejë, është çështje interesante.

Tabaku: S’ka interes me këtë komision
Ahmetaj:
 Ka shumë. Shikoni pak koncensionin e Ashtës, ka marrë 77 mln euro nga buxheti i Shtetit. Po ky HEC pse ka marrë? Se ka punuar. Po pastrimi i Elbasanit, i Fierit? I Tiranës? A kanë punuar? Po! Është koncension tipik, ndaj e solla për t’iu paraprirë dhe unë. Ne do e bëjmë debatin për Shqipërinë. Këtu doli që edhe në momentin që një muaj para se të ikte, ish-ministri ka dhënë një ‘ok’ për bunsin e Fierit. E pavërteta e tretë; ‘430 mln euro’.
Tabaku: Dua të fokusohem në lidhje me procedurën e inveneratorit të Tiranës. Ju thoni se sipas kompetencave që ju jep ligji, keni qenë ministër i Financave në atë periudhë kur u miratua kontrata koncensionare dhe keni dhënë mendim për këtë kontratë. Cili është mendimi juaj për këtë kontratë?
Ahmetaj:
 Siç u diskutua edhe këtu, dhe më vjen mirë që u artikulua partë se MF është autoritet fiskal dhe jo kontraktor. Sa i përket koncesioni të Tiranës, ai ka disa pika dhe letërkëmbime që i keni. Ato i referohen kërkesave kontraktore, duke iu referuar zbatimit normal të fizibilitetit, që është neni 19 dhe neni 42 te ligji i PPP-ve, ku thuhet se Ministria e Financave i referohet qëndrueshmërisë fiskale. Çdo të thotë kjo? Sa e mban në atë vit të paracaktuar në bazë të PPA-së në raport me borxhin dhe në këtë kufizim që unë e kam nisur si Ministër, ku i vura dhe më ka mbështetur qeveria dhe parlamente, 5% të të ardhurave tatimore vitit paraardhës.

Ora 21:39
Tabaku: A keni udhëtuar me Stela Gugallajn, Mirel mërtirin, Klodian Zoton? Ahmetaj: Doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lloj raporti me 3 personat e shpallur në kërkim për inceneratorët, Stela Gugallja, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri?

Jorida Tabaku: A njihni Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Stela Gugallaj?
Arben Ahmetaj: Nuk kam as lidhje gjakut, as lidhje varësie pune, as lidhje biznesit, asnjëlloj varësie. Ju përgjigja edhe pse pyetja është jashtë objektit të Komisionit, se është shumë specifik.
Jorida Tabaku: Keni udhëtuar me ndonjë nga këto emrat?
Arben Ahmetaj: Kam bërë udhëtime pa fund me miq e shok, po kjo nuk është objekt i këtij Komisioni. Objekti është procedurat dhe në këtë vend, duhet të pyetem se kë nuk njoh se njoh 95% të biznesit shqiptar. Doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

Ora 21:21
Subashi: Disa të pavërteta lidhur me inceneratorin e Fierit

 

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka deklaruar disa të pavërteta sipas tij lidhur me inceneratorin e Fierit.

Armando Subashi: Së pari, ka disponuar për përcaktimin  vendit, kryetari i bashkisë, pa vendimmarrjen e Këshillit, kjo është e pavërtetë. kjo është e pavërtetë që edhe nga sa pamë këtu nuk ka asnjë vendimmarje nga ana ime, për vendin që nga momenti i parë deri në fund.
Jorida Tabaku: Ju s'jeni arrogant sa Erion Veliaj, ai i bëmë pa Këshill
Armando Subashi: Iku nga një tokë shtet dhe iku në një pronë private dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm 46 mln lekë, edhe këtu rezultoi që në asnjë moment nuk ka qenë në diskutim
Jorida Tabaku: Ju kujtoj që dëshmia e rremë përbën vepër penale
Armando Subashi: Nuk ka nevojë të ma kujtosh për asnjë moment Këshilli nuk ka marrë vendim që impiani të ndërtohet në tokë shtet dhe pastaj ta ketë ndërruar nga toka në shtet të shkojmë te privati që do të shpronësohet. kjo është e pavërteta e dytë.

Ora 21:19
Inceneratori i Fierit/ Subashi: Drejtuesit e PD në Fierit votonin pro për tokën në Këshill Bashkiak dhe pastaj dilnin në protestë

Kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi është shprehur se protestat e bëra kundër inceneratorit të Fierit, nuk kanë qenë qytetare, por të drejtuesve politik të Fierit, të cilët në Këshill Bashkiak votonin pro, e ndërsa në terren dilte kundër.

Armando Subashi: Drejtuesit kryesor të Fierit i keni në ballë të protestës, nëse këto i quani protesta qytetare nuk ka problem
Jorida Tabaku: Sa mirë që kanë dalë në protestë për një aferë korruptive që atëherë
Armando Subashi: Nuk protestonin për aferën korruptive, por për vendin se kur mblidhemi në Këshillin votonin pro, pastaj në terren thonin që nuk jemi dakord

Ora 20:38
Inceneratori i Fierit, Subashi: Patjetër do e falenderojmë pa fund edhe Ramën! Ironia e Tabakut: Ne që jemi në SPAk, duhet ta bëjmë se mund të na duhet atje

 

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është shprehur se impianti i trajtimit të mbetejev është një gjë shumë e mirë që fierakëve, e ndërsa u komentua me ironi nga kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku.

Armando Subashi: Impianti është një gjë shumë e mirë që i është bërë fierakëve
Falenderoni edhe Edi Ramën (dëgjohet në sallë)
Armando Subashi: Patjetër, ne Fierakët do e falenderojmë pa fund
Jorida Tabaku: Në këtë periudhë që shkojmë në SPAK duhet të falenderojmë Ramën se mund të na duhet atje

Kujtojmë që Armando Subashi është thirrur në SPAK si i pandehur për inceneratorin e Fierit, e ndërsa Tabaku u padit sot për arsye se ka takuar kreun e SPAK, Arben Kraja pa autorizimin e Komisionit.

Ora 20:23
Subashi nxjerr videon e Alibeajt në Komision: Ndanim të njëjtin mendim për mbetjet! Tabaku: Do e administrojmë si provë celularin

 

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka sjellë një video të një deklarate të demokratit Enkelejd Alibeaj, sipas së cilit thotë se kanë pasur të njëjtin mendim për fushën e mbetjeve në Fier, por nuk u la të dëgjohej. Kjo sepse kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se do i administrohet celulari si provë.

Armando Subashi: Kemi qenë në një mendje dhe një nga prioritet tona nëse do fitonim bashkinë do ishte fusha e mbetjeve që ekziston aty. Do ju sjell një prononcim të Alibeaj.
Jorida Tabaku: Me shumë dëshirë e thërras edhe Alibeajn po ta kërkonin socialistë. Po dëshmoni ju. Do ta administroj si provë edhe këtë deklaratë të Aklibeajt.
Armando Subashi: Është shumë e mirë
Jorida Tabaku: Gjëra të mira thotë Alibeaj. Jua them unë se ça thotë. E kam dëgjuar dhe ka vlerësuar situatën që ka degraduar, ka mbetje, jam shumë e qartë, do e admistojmë dhe ju celularin.

Ora 19:43
Subashi në Komisionin Hetimor: Inceneratori i Fierit brenda pak ditësh do të vihet në punë

 

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në dëshminë e dhënë përballë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka pohuar se brenda pak ditësh do të vihet në punë inceneratori në Fier.\

Dhurata Çupi: A ka përfunduar kontrata ose në sa përqindje të saj është e ekzekutuar deri më sot?

Armando Subashi: Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave, por nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar. Por për në shifra, në përqindje në aq euro, apo kaq lekë nuk mund të jap një përgjigje pasi nuk kam dijeni për këtë çështje.

Dhurata Çupi: Kush mund të përgjigjet për këtë, zonja Balluku tha që vijon të ketë situacione të papaguara, por nuk merr përsipër monitorimin e kontratës. Bashkia Fier vijon të thotë që duhet të ketë diçka për të paguar por nuk marr përsipër pasi nuk e kam kompetencë monitorimin e kontratës. Ne kemi informacion që nga zbatimi i kontratës së Fierit kanë mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Në dijeni tuaj, kush është një person, ose përfaqësues i një institucioni shtetëror që mund të na japë qartësisht një përgjigje të saktë, kush e monitoron kontratën, sa përqindje është e zbatuar, kur merret në dorëzim nga bashkia e Fierit dhe kur fillon punën inceneratori i Fierit.

Armando Subashi: Ju thashë që unë nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nga takimet që kam patur me drejtorin e impiantin më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit. Që nga ky moment impianti quhet 100% i përfunduar. Nuk është as në kompetencën time në diskrecionin tim që të përcaktoj se kush është ai institucion që t’iu ndriçoj juve në këtë sallë se kush do të përgjigjet për zbatimin e kontratës.

Ora 19:12
Pas SPAK, Subashi dëshmon te Komisioni Hetimor: Kam pasur kontakte me Klodian Zoton, ja për çfarë kemi folur

 

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armand Subashi ka dalë përpara Komisionit Hetimor për të dëshmuar lidhur me inceneratorët. Ai ka bërë me dije se ka pasur kontrakte me Klodian Zoton, person sot i shpallur në kërkim për inceneratorët në SPAK.

"Kam pasur komunikim 2-3 herë ,e Klodian Zoton, momenti kur filluam që të depozitonim mbledhjen  të impiantin e ri dhe kemi bërë biseda në kuadrin teknik së bashku me persona që kanë administruar impianit, një bisedë teknike si do shkojnë, si do i depozitojnë, mbetjet dhe për orarin, se ne kemi kërkuar që impianti të punojë gjatë natës dhe kemi gjetur dakordësinë", tha Subashi, ndërkohë që më herët është pyetur nga SPAK lidhur me këtë dosje.

Ora 18:21
Balluku batuta me Këlliçin: S'ia lejoj vetes, se më ke ndjekur këmba-këmbës! Tabaku: Ta kishe bërë më parë, që të qeshnin kolegët që s'iu qesh buza

Një batutë e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkaruar të qeshura në Komision. Batuta ishte si përgjigje për deputetin demokrat Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi: A keni zhvilluar takim elektoral brenda në Landfill dhe a keni marrë suport nga koncesionari i Tiranës?

Belinda Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes të futesha në landifll duke qenë se kisha konflikt interesi dhe ti më ke ndjekur këmba-këmbës për të më kapur në konflikt interesi, po s'ia ke dalë, kjo ishte për mbyllje dhe sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare nga ndonjë subjekt që mund të kem konflikt interesi dhe e deklaroj me përgjegjësi të plotë,

Jorida Tabaku: Ta kishe bërë këtë koment më parë që të kishin qeshur dhe disa kolegë që s'iu kishte qeshur buza më parë

Ora 18:12
Balluku-Këlliçit: Nuk i njoh Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, as në foto s'i kam parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mohuar që të ketë njohur Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, të cilët janë shpallur në kërkim për Inceneratorët.

"Jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe nuk i kam takuar së fundmi, por nuk i kam njohur ndonjëherë dhe nuk i kam parë as në foto", tha  Balluku, në përgjigje të deputetit demokrat Belind Këlliçit. 

Ora 17:12
Balluku: Nuk e di se nga e keni gjetur 430 mln euro të vjedhura te inceneratorët, si ato karriget te Pallati i Kongreseve! Tabaku:E kemi çuar njërin në burg

 

Opozita ka hedhur akuza me aferën korruptive të inceneratorëve, siç ata e kanë quajtur është bërë një dëm shtetit për 430 mln euro. Kjo shifër sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku është e pakuptueshme se si është dalë në këtë përfundim, prandaj kërkoi sqarime në Komision.

Belinda Balluku: 430 mln euro e abuzimit, për këto kontrata që i kam gjetur, por i kam hapur se jam shqetësuar dhe unë, se nuk dalin gjëkundi. Nuk e kam pasur mundë

Jorida Tabaku: Do e krijojmë një mundësi për të gjitha shqetësimet që kanë palët

Belinda Balluku: Është një abstragim i i juaji, se si po të shtosh 30 mijë euro në muaj për vonesë, plus se sa shkojnë në 30 vite, impaktojnë vjedhjen e madhe prej 430 mln euro. Kam respekt për punën që ju bëni në këtë rast, kjo shkon si puna e karrigeve të pallateve të kongreseve që morët 5 mijë veta për 2 mijë karrige

Jorida Tabaku: Me qetësi kolegë, se me këtë 7 x7 bëjnë 42 ka shkuar në burg, të shohim nëse ky 7 x7 bëjnë 42 do çoj njeri tjetër

Belinda Balluku: Nëse e keni marrë përgjegjësi sikur këto 430 mln i keni të kapura vjedhe ndërkohë ky është një abstragim, kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karrige të fusni 15 mijë veta

Jorida Tabaku: Qytetarët e kuptojnë të gjithë se deri nesër do e dëgjojmë disa herë se erdhi mesazhi në linjë

Belinda Balluku: Nuk e di se nga vijnë mesazhet, me kolegët e zgjidhni vetë ju se jeni kolegë dhe i keni marrëdhëniet e mira, të gjithë jeni me celularë në dorë, unë pak më pak se të tjerët. Mënyra si abstragoni nuk ka asnjë lidhje, është një non sens i madh, për respektin që kam dhe zonjë që jeni nuk mund të merrni përsipër

Jorida Tabaku: Me gjithë respektin maksimal, fokusoni këtu

Ora 16:47
ERE s'ka vendosur çmim për energjinë e inceneratorit të Elbasanit, Bushati: Ndiheni përgjegjëse? Balluku: Tregon se në qeverinë Rama pushtetet janë të ndara

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se nuk ndihet aspak përgjegjëse që ERE nuk ka përcaktuar ende një çmim për energjinë që prodhohet në inceneratorin e Elbasanit. Kjo sipas saj, ky është një tregues që qeveria Rama nuk kontrollon pushtetet e tjera.

Bushati: Kam këtu tekstin e ministrit të Energjitikës për Elbasanit. A do të beni një nismë ligjore për Fierin?
Balluku: Ju doni një përgjigje tjetër por nuk ua bëj këtë favor. Nuk ju ndihmoj dot. E konsideroj si një nga arritjet më të mëdha se do të prodhohet energji, nga malet  e plehrave do të kemi burim energjie te pastër që do të shëndoshë financat e bashkive.
Bushati: Impianti i Elbasanit nuk ka çmim të energjisë që prodhon. A ndiheni përgjegjëse për këtë fakt?

Balluku: Nuk ndihem përgjegjëse dhe pushtetet janë të ndara. Ministria as nuk merr përsipër t’i bëjë përsipër ERE-s kur do nxjerrë çmimin. Ka pasur një proces me ERE, me shkresën e saj kemi një vendim të gjykatës e cila ka pranuar detyrimin e ERE të përcaktojë çmimin. I kemi ri kërkuar ERE për përcaktimin e çmimin, kjo është detyra e ministrisë së Infrastrukturës. ERE është rregullator, ministria e Infrastrukturës. Shpresoj që ERE ta përcaktojë sa më shpejt çmimin.

Ora 16:33
Balluku raporton në Komisionin Hetimor: Pyetjet janë politike! Të mos fillojmë me metafora, se s'dua t'i përdor edhe pse jam shumë e mirë në letërsi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po raporton në Komisionin Hetimor për inceneratorët. AJo wshtw shprehur se pyetjet qw po i bwhen janw politike. 

Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019.
Bushati: Ju do e kalonit këto procedura, psh për Elbasanin? Do e kalonit sot një procedurë të tillë?
Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.
Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?
Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.
Bushati: në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?
Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës/ I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.
Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?
Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.
Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?
Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet ajnë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhje është bërë në kohë të ndryshëm. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.
Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.
Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervozorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi.

Ora 16:20
Ish-ministri Cani mbyll dëshminë në Komision me një mesazh

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani e ka mbyllur dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Incneratorët me një mesazh.

“I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton. Dëmi i Shqipërisë në fakt, më shumë i vjen nga ata që nxitojnë dhe asnjëherë nuk janë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”, tha Cani.

Ora 15:48
Shkëlqim Cani flet për Lefter Kokën: E kam bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se edhe pas miratimit të projektvendimit për inceneratorin e Elbasanit, ekipi që ai drejtonte në atë kohë kishte sugjeruar një formulë tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, që nuk u ndoq nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili është i arrestuar nga SPAK për Inceneratorët.

“E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave: të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedsit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha Cani gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.

“Ministria e financave gjithnjë është konservatore. Fëmija kërkon akullore, por kryefamiljari nuk ka lekë për bukë… Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo këtë. Sepse ke edhe një kundërpalë përballë. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kaq, nuk mund të them që duhet t’ia vinim kusht. Formalisht i kishin plotësuar kërkesat, por i thamë negocio, por mundësisht të paguash në fund”, shtoi Cani.

Ora 14:51
Ish-ministri i Financave refuzoi projektin e Elbasanit, Tabaku: Ia ngrite shqetësimin Ramës? Cani: S'më kujtohet

Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani  teksa po dëshmon në komisionin hetimor për inceneratorët tha se nuk i kujtohet që këtë shqetësim lidhur me proceduat për inceneratorin e Elbasanit kryeministrit Rama.

Pjesë nga debati

Cani:  Sapo ju pasqyrova që kam qenë kundër që të vendoset procedurë tjetër, në dijeninë time besoj që do jem i sigurt që nuk ka VKM që e miraton këtë procedurë jashtë ligjit.

Tabaku: A keni pasur debate me stafin teknik për përmbajtjen e kësaj periudhe lidhur me këtë koncesione

Cani: Nuk më kujtohet të kishim një debat, nuk debatoja me anën teknike, ku secili ka punë e vetë

Tabaku: Ja keni ngritur si shqetësim Ramës për procedurat?

Cani: Nuk me kujtohet

Ora 14:40
Inceneratorë/ Ish-ministri i Financave, Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, dyshime se kompania nuk kishte kapacitetet financiare për investimin

Ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna për firmën që do të investonte dhe nëse i përmbushte kapacitete financiare për të kryer investimin. Cani tha se në funksionin e ministrit të Financave, kanë  refuzuar miratimin për projektin e Elbasanit.

‘Kërkon një set dokumentesh që duhen plotësuar në mënyrë që Ministria e Financave të bëjë shqyrtimin dhe më pas të fillojmë miratimin e fondeve. Ka ardhur dhe një projektvendim, që të zbatohet një procedurë e veçantë, për djegësin e mbetjeve ose inceneratorin. Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore.

Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk është në përputhje me ligjin, merreni dhe gjeni një nga 3 mënyrat e tjera po të bërë veprimet përkatëse me VKM, pastaj aty kemi kërkuar dhe të dhëna për firmën, më shumë nëse ka kapacitete financiare. Nuk e kisha dijeni se çfarë është, më duhej nëse e kishte kapacitetin financiar se është kërkesë ligjore, para se të japim para nga buxheti i shtetit duhet të kuptojmë nëse janë në gjendje të kryejnë shërbimin. Jo të gjitha firmat i kanë paratë vetë, por ne jemi të interesuar si ministri financash të dimë a janë në gjendje të kryejnë atë kativitet që kanë marrë përsipër apo jo.’- tha Cani.

Ora 14:08
Emirjana Sako largohet nga komisioni pa mbaruar dëshminë, Tabaku paralajmëron padi për të

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, është larguar nga salla e komisionit hetimor, ku po dëshmonte për inceneratorët. Sako u tha deputetëve se janë komplet jashtë objektit hetimor. Pas largimit, Tabaku tha se bazuar në ligj do të ngrihet një padi për Sakon, sepse refuzoi që të dëshmonte.

Sako: Arroganca dhe injoranca në nivel maksimal, unë nuk kam më punë në këtë komision, jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor

Tabaku: Kallëzim penal. Refuzimi për të dëshmuar përben vepër penale, një padi për zonjën Emirajana Sako.

Këlliçi: Ju keni ardhur për të prishur komisionin hetimor, është e dallueshme që ky komision ka një çrregullim total. Arrogancë tillë unë nuk e kam parë ndonjëherë. Përgjigjet ishin politike, askush nuk e ofendoi zonjën. Nëse doni që të bëjmë shou dhe hajde zihemi me njëri tjetrin ky nuk është objektiv i komisionit. Iku pa u përgjigjur.

Ora 14:08
Sako nervozohet nga pyetjet në komision: Jam shumë e qetë! Tabaku: Fike celularin, mos lexo përgjigjet aty

Dëshmia e kryetares së bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, në komisionin për inceneratorët, është shoqëruar me tensione. Deputetët e PD-së, teksa i drejtuan pyetje kanë shkaktuar debate po Sako përgjigjej se ishte e qetë edhe pse dukej e nervozuar.

Sako: Jam shumë e qetë.

Tabaku: Jemi duke dëshmuar, me respektin maksimal, zonja Sako fike celularin se nuk është etike të lexosh përgjigje në celular

Ora 14:06
Debati për inceneratorët, Sako: Përgjigjen do e merrni më 6 mars! Zhupa: E morëm veshë lekët i doni për fushatë

Gjatë dhënies së dëshmisë të kryetares së bashkisë Durrës, Emirjona Sako ka pasur debate mes saj dhe anëtares së PD-së Ina ZHupa.

Pjesë nga debati:

Ina Zhupa: Meqë arritët këtë sukses që të punonit pa kontrata, çfarë ndodhi që u prish marrëdhënia me landfillin e Sharrës dhe lidhet kontratë me inceneratorin?

Sako: I keni online publike si është bërë procedura

Zhupa:  Nuk kam arritur ende te tenderi që keni shkelur ligjin, meqë doni të dilni aty, cili nen jua garanton të bëni negocim pa shpallje për 10 mln euro?

Sako: Doni ti lemë plehrat rrugëve, ma thoni ju?

Zhupa: Ju thoni se mese është gjendje emergjente shkelja ligjin. Ligji për Prokurorimet  Publike ku flitet për procedurat nuk ka asnjë pikë që të lejojë zonjën Sako të bëjë negocim pa shpallje

Sako: Do merrni përgjigje më 6 mars, po hidhni baltë. Jam shumë e qetë

Zhupa: Treguan edhe një herë që paratë iu duhen per fushatë elektorale.

Ora 13:46
Kryebashkiakia e Durrësit dëshmon në komisionin për Inceneratorët: Jam krenare për zgjidhjen që u kemi dhënë mbetjeve! Venddepozitimi i Porto Romanos ishte një gangrenë

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e bashkisë, Sako tha se venddepozitimi i Porto Romanos ishte një gangrenë dhe sot është kthyer në një park. Sako tha se bashkia e Durrësit i ka kërkuar mbështetje qeverisë pasi ishte në kushtet e emergjencës mjedisore dhe më pas mbetjet u depozituan në landfillin e Sharrës.

‘Këshilli bashkiak ka bërë kërkesën në 2018 pas një analize për vlerësimin e të venddepozitimit të mbetjeve. Porto Romano ka qenë një gangrenë në Portin e Durrësit dhe qytetarët e Durrësit kanë shpëtuar nga ky problem në sajë të zgjidhjes që i është dhënë nga qeveria. Durrësi depoziton mbetje në landfillin e Sharrës duke i dhënë zgjidhje kështu situatës së mbetjeve.

Venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për t'u kthyer në park. Para se të merrej vendimi i Këshillit Bashkiak i jemi drejtuar të gjitha institucioneve.  Jemi drejtuar me shkresë që të kemi një zgjidhje. Nuk kemi hartuar marrëveshje. Kam kërkuar mbështetje për të depozituar, pasi plehrat nuk mund të rrinin në mes të rrugëve të Durrësit. Kemi marrë mbështetje nga qeveria shqiptare.  Sot jam krenare për këtë zgjidhje, nuk depoziton asnjë mbetje urbane në qytetin e vet.’- tha Sako.

DEBATI NE KOMISIONIN HETIMOR MES TABAKUT DHE SAKOS

TABAKU: Në cilën periudhë keni filluar në pozicionin që mbani dhe ku punonit më parë?

SAKO: Unë kam filluar punë në vitin 2009 në bashkinë e Durrësit. Detyrën si kryetare e bashkisë Durrës e kam marrë më 23.04.2020.

TABAKU: më parë ku keni punuar?

Sako: Më parë kam qenë nënkryetare e bashkisë. Akoma më herët kam qenë drejtore e Bashkisë në drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe specialiste e thjeshtë në bashki në vitin 2009.

TABAKU: Nga cili vit jeni bërë kryetare bashkie?

SAKO: Nga viti 2020 mbaj pozicionin e kryetares së bashkisë dhe kam të deleguar kompetencat nga Këshilli Bashkiak.

TABAKU: Keni kërkuar shpalljen e emergjencës mjedisore në datën 10.07.2018, pas këtij vendimi, çfarë ndodhi në Bashkinë e Durrësit? Cilat ishin masat që mori bashkia dhe ju si drejtuese?

Sako: Këshilli Bashkiak i Durrësit ka bërë këtë kërkesë të parë në vitin 2018 pasi është bërë një analizë për vlerësimin e vend depozitimet që kishim në qytet.

TABAKU: Nga vendimi i Këshillit Bashkiak i qytetit të Durrësit (10.07.2018) deri tek vendimi  20 qershor 2019 nuk ndodhi asgjë. Deri në momentin që AKUM ka dërguar një shkresë për mbylljen e vendepozitimit të Porto Romanos. Çfarë masash mori bashkia pas mbylljes së Porto Romanos?

SAKO: Porto Romano, nje gangrene per qytetin e Durrësit. E keni pare qe doli edhe ne media ndërkombëtare, na beri me turp. Durrësi ka shpëtuar nga ky problem ne saj te zgjidhjes nga qeveria shqiptare. Ky venddepozitim është kthyer ne park publik. Ne qershor 2020, banoret ne Manez dhe Sukth menduan se do shkonin ne këto njësi. Ne fakt sot Durrësi depoziton mbetje ne landifillin e Sharrës, duke qene kjo zgjidhja me mire logjike, ekonomike dhe ekologjike. Nuk mund te imponohemi me projekte dhe me afate te cilat une nuk kam qene pjese e vendimmarrjes direkte. Ne 2018 eshte marre  nje vendim nga  Këshillit Bashkiak i cili kërkoi shpalljen e emergjencës mjedisore drejtuar komitetit ndërministror. Gjatë kësaj kohe është bere vazhdimi i depozitimit te mbetjeve ne qytetin e Durrësit ne depozitimin e Porto Romnanos. Detyra qe mora ne 2020, qyteti gjendej ne situate te vështirë nga tërmeti dhe pandemia.

TABAKU: Nga data e vendimit te KB dhe deri ne momentin kur AKUM-i, ka shpallur venddepozitimin, kam nje shkrese te AKUM, drejtues i cili eshte Alqi Bllako e firmosur nga zv.kryetari per mbylljen e vend depozitimi ne Porto Romano, Bashkia e Durresit, ka qene ne gjendje te veshtire thate ju dhe u detyruat te merrnin nje mase.

SAKO: Bashkia e Durrësit nuk kishte kapacitete financiare per te mbyllur Porto Romano me fondet e veta.

TABAKU: Deri në këtë moment që nuk ka patur asnjë vendimmarrje, deri në momentin kur Alqi Bllako mori një vendim. Më datë 13.01.2020, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e Eco Parkut, ndërkohë që siç e thatë edhe ju në përgjigjet tuaja pati protesta të banorëve, dhe ju u detyruat, ti çonit mbetjet në Sharrë. Ka një letërkëmbim të gjatë ndërmjetet jkush dhe inceneratorit të Tiranës. Më pas kompania koncensionare pranon që ju të depozitoni mbetjet atje. Në datë 11.06. 2020 kemi një vendim të Këshillit BASHKIAK që ju autorizon ju për të nisur negociatat me këtë kompani.

SAKO: Në qërshor patëm kaos në qytete sa i takon mbetjeve, pasi venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për tu kthyer në park. Bashkia Durrës depozitoi edhe për pak kohë në landfillin e Porto Romanos, më pas u bllokua, sepse po bllokohej projekti. Ka një masterplan që demarkon SHqiëprinë në 10 zona. Pas këtij plani, ka nevojë që bashkitë që s’janë pjesë e këtij plani, të hartojnë plan fizibiliteti dhe ndaj ne iu drejtuam institucioneve qendrore. Institucionet përkatesë, AKUM, Ministria e Mjedisit hartuan plan fizibiliteti, të bërë nga KFË-ja i cili është për gjithë SHqipërinë. Mbi këtë studim u dorëzua tek Komiteti Ndërministror, për bashkinë e Durrësit i cili ishte ai i depozitimit në landfillin e SHarrës. Pas miratimi, plani iu dorëzua Qarkut të Durrësit nga ku u bë miratimi përkatës, si zgjidhja më e mirë fizibël dhe ekonomike. Më pas u miratua në KB. Pas miratimit në KB dhe pas  4 vendimeve të miratuara, ne i drejtohemi ministrive përkatëse.

TABAKU: Kur të gjitha këto nuk kishin ndodhur, si keni patur komunikime me kompaninë “Integrated BV” për pothuajse një vit nuk kishte asnjë vendim dhe nuk dinit se ku do ti depozitonit mbetjet? Komunikimi ka qenë zyrtar, vetëm një ditë pas vendimit të KB.

SAKO: Ne iu drejtuam me shkresë sepse qyteti ndodhej në një situatë jo të mirë. Patëm mbështetje nga landifilli i Sharrës. Ne nuk kemi ndërtuar marrëveshje direkte me ata.

TABAKU: Si ka qenë marrëveshja?

SAKO: Marrëveshja është në bazë të ligjit të prokurimit publik. Nuk ka patur marrëveshje.

TABAKU: Si i depozitonit atje?

SAKO: Ne i kemi depozituar në landfillin e Sharrës, sepse qyteti ndodhej 6 muaj pas tërmetit. Me këtë kërkesë i kemi depozituar në Sharrë pa marrëveshje, pa kosto. Nuk ka marrëveshje kryetari i Bashkisë me landfillin e Sharrës. Përveçse marrëveshje pasi është kaluar fondi dhe është bërë marrëveshja përkatëse.

TABAKU: Ju keni nisur një situatë e cila quhet negocim pa njoftim, prej gjendjes së emergjencës.

SAKO: Nuk është e vërtetë.

TABAKU: Sipas informacionit që keni sjellë dhe informacionit të prokurimit publik. Ka një procedurë negocim pa njoftim, duke justifikuar me emergjencën.

SAKO: Nuk ka asnjë emergjencë.

TABAKU: Nuk ka asnjë emergjencë në qytetin e Durrësit?

SAKO: Është një procedurë normale sipas ligjit të Prokurimit Publik.

TABAKU: Nuk është nëj procedurë normale është një procedurë e detyruar nga emergjenca. Pyetja ime eshte pse pritet nje vit e gjysem pasi mori vendim KB, per te bere kete procedurë, kur mudn ta kishit bere perpara? Keni shpalljen e gjendjes se emergjencës nga KB?

SAKO: Duhen bere gjithë hapat e dokumentet.

 

TABAKU: SI fillove me kompaninë, pa bere asnjë hap konkret?

SAKO: Gjithë procedure eshte publike, eshte ne faqen e APP-se. Merreni dhe studiojeni. Jam autoritet kontraktor. Ne baze te dokumenteve eshte bere vlerësimi, ngritja e grupit te punës.  

TABAKU: Për një vit e gjysëm i gjithë shteti ka punuar me presion, siç thotë Kryeminsitri në deklaratën e e Qershorit 2020 “Na u desh të rrisnim presionin mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme”. U mbyll Porto Romano me vendim te Alqi Bllakos. U detyruan qe ti çoni ne inceneratorin e Sharrës.  AKUM ka hapur një procedurë për Eco Parkun në Porto Romano. Një tender i cili ka pasur një projekt dhe një studim nga një kompani shumë e njohur “Cazanova Ferndandes and arcitecht”. Kompani në fakt ështe e njohur për gjithë shqiptarët sepse është e njëjtë me studion “51N4E” që gjithë shqiptarët e dinë, merr leje ndërtimi në qytetin e Tiranës. Kompania “Cazanova Ferndandes and arcitecht” është paguar nga kompania e inceneratorit të Tiranës dhe projektin e Eco Parkut në Durrës e ka fituar “Mare S.L” pjesë e kompanisë së inceneratorti të Tiranës. Keni dijeni për këto?

SAKO: Nuk me përkasin fare. Ky është proces apo procedure duhet ta verifkojnë autoritetet përkatëse. Kjo situatë ne Eco Park DUrrës nga 16ha venddepozitim mbetjesh dhe turp kombëtar, ne sot kemi park në zemër të qytetit. 1200 pemë të mbjella dhe fusha sporti.  Është një model i cili duhet replikuar edhe në bashki të tjera. Sepse para reformës territopriale ne kishim venddepoziim në Ihsim dhe parqe natyrore. Nëse kjo ju vret sytë?! Ok!

TABAKU: Më vret sytë nesë vidhet buxheti i shtetit.

TABAKU: I premtuat kompanisë një kontratë 10 mln euro që ju la ta përdorni inceneratorin e Sharrës dhe më pas bëtë një procedurë prokurimi?

SAKO: Unë zbatoj vetëm ligjin. Premtimet i kam me qytetarët e Durrësit.

TABAKU: Me cilin akt depozituat mbetjet në Sharrë për 1 vit?

SAKO: Me kërkesën që ju kishit në dorë sepse gjendesha në një situatë. Si mendoni ju plehrat duhet të rrinin në rrugë? Duhet ti mbaja plehrat në rrugët e Durrësit?

TABAKU: Keni patur presion nga Kryeministri që plehrat ti çonit në Sharrë?

SAKO: Absolutisht jo! Ky është një shembull që duhet ndjekur.

TABAKU: Për këtë procedurë tenderimi, unë lexova edhe një intervistë të ish kryetarit të bashksië, z.Vangjush Dako i cili shprehej se “Për ne është e padrejtë që të bëjmë këtë procedurë pa garë...

SAKO: Nuk është pa garë.

TABAKU VIJON: si 29 euro, si 59 euro është pa garë. Kjo e falimenton bashkinë e Durrësit”, thotë Dako.

SAKO: Pikërisht për këtë arsye ne kemi marrë mbështetje nga qeveria shqiptare.

TABAKU: Kam një procedurë të firmosur nga ju, negocim pa shpallje, ndërkohë që nuk ka, thatë ju, situatë emergjence të reflektuar këtu, që ju detyron të çoni mbetjet në Sharrë. I gjithë presioni, ju ka detyruar të shkoni dhe t’i çoni mbetjet në Sharrë për ti krijuar biznes inceneratorit.

SAKO: Sot unë jam krenare për këtë zgjidhje, për dy arsye. Sepse Durrësi është një qytet turistik. Sot ky qytet në vend të venddepozitimit në Porto Romano 16 ha, ka një park dhe nuk depozitohen asnjë mbetje urbane ne qytetin e vet. Jam shume krenare per zgjidhjen qe i kemi dhene qytetit.

TABAKU: Përveç 10  mln euro te tenderuar, te njoftuar ne gusht por te anuluar dhe rihapur ne shtator. Niset një procedure me 2.5 mln euro. E anuluat ne gusht. E rihapet ne shtator. Cilat jane kostot e tjera qe ka bashkia e Durrësit? Përveç kësaj kostoje, keni deklaruar se per kontratën ka edhe nje kosto shtese per transportin 15 mln euro.

SAKO: Transporti behet nga bashkia Durrës. Jane ndërmarrje publike. Ne kemi fondet tona qe bëjmë mbetjet tona. Ka kosto vetëm karburantin. Ne mbështetemi 90% nga nje VKM per tarifën hyrëse ne Sharre.

TABAKU: Jam shume e qarte qe mbështetjen e merrni nga buxheti i shtetit edhe pse ne kontrate deklarohet se do mbulohej nga bashkitë. Tarifat e bashkisë Durres si jane reflektuar nga rritja e tarifës se pastrimit?

SAKO: Durresi nje bashki sociale. Ka pasur tarifa relativisht te ulëta. Ne me tarifën e vjetër kemi qen me poshtë sesa Malesia e Madhe,  Divjaka, Shijaku. Me tarifën e re ne jemi me poshtë se Bashkia Pogradec, Tirane, Korçe. Rritja e tarifës behet per shërbim me te mire. Qytetaret e Durresit 291 leke ne muaj per familjaret.

TABAKU: Nderkohe qe pati nje rritje te tarifave per qytetarët dhe bizneset qe shkoi nga 15-64% ne qytetin e Durrësit, qe ishte vetëm si rezultat i kostove te inceneratorit. Nga familjet, tek bizneset.

SAKO: Kjo shkoi për nje shërbim me te mire, per te pastruar me mire qytetin sepse jemi qytet turistik dhe duhet t’i përgjigjemi kërkesës dhe nevojës per pastrimin.

Ora 11:15
Inceneratorët/ Ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit: S'jap detaje, jam pyetur nga SPAK

E para që dëshmoi ishte ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, Valbona Ballgjini e cila tha se është pyetur nga SPAK dhe nuk mund të jap asnjë detaj për shkak të sekretit hetimor. Nga ana tjetër Tabaku tha se mos dëshmimi në komision vepër penale, megjithatë ajo shton se Ballgjni ka ardhur në komision dhe se vetë komisioni nuk mund të diktojë përgjigjet e saj. Kjo ka sjellë reagimin e anëtares së PS, Ermonela Felaj e cila i tha Tabakut se po bën presion ndaj dëshmitarëve.

Pjesë nga debati:

Ballgjni:  Nuk mund të jap asnjë detaj pasi janë pyetur nga SPAK dhe jam pjesë e sekretit hetimor

Tabaku: Mendoj të operojmë me zonjën si i njeri me rastin e dëshmitarit nga Fieri, sekretari të veprojë t'i çoj të firmosi deklaratën.

Shalsi: Kam cituar shprehimisht gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë të shqetësuar se mos me dashje apo pa dashje ne po ndikojmë dhe po cenojmë një hetim paralel që organet kanë marrë përsipër.

Tabaku: Po ju kujtoj zonjë se po refuzove të dëshmosh je duke kryer një vepër penale

Felaj-Tabakut: Po ndërnyjë për procedurë,  je duke shkelur sekretin hetimor, mos bëni presion

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 22/02/2022 00:23

    MOJ MINISTRE HAJDUTE,,,430 MILION EURO JANE VJEDHJA PER 30 VJET,,,,FINANCIME NGA BUXHETI I SHTETIT PER ASNJE PUNE,,,,PER RROGA 10 MILIONESHE,,DHE UDHETIME,,,JU ZENTE FYTIN BUKA ISHALLAH,,,,JU DUHENI VRARE ME BUKE NE GOJE,,,BALLUKU E HEQUR NGA PUNA PER VJEDHJE TEK A,M,C,,,,DHE VLONJATI AHMETAJ HAJDUT I LINDUR,,,,A VENDOSET LABI NE KRYE TE MINISTRISE TE FINANCAVE,,,I VENDOS RAMA SE ME KETA VJEDH,,,KURSE ME CANIN PARA AHMETAJT RAMA NUK VIDHTE DOT,,,AI I THA JO SHPERDORIMIT TE PARAVE......SPAKU TE ARRESTOJE TE GJITHE KETA PALACO ,,PERFSHI DHE RAMEN....AI ESHTE KOKA E INCENERATOREVE,,,,NUK JEMI KUNDER INCENERATOREVE SEPSE ME TO PUNON EUROPA DHE AMERIKA,,,POR NUK PAJTOHEMI ME VJEDHJET/.....

    Përgjigju
    • Cubi: 23/02/2022 20:31

      Kete Benin do ta marim partizon. Mbasi te mbaroi lufta do ta cojm ne kursin e plepave dhe pastaj direkt kryeprokuror,paska shkuar kot qenka mjaft i pregatitur dhe i zoti. Se ne fakt ka te drejt se vjedhjet kan dal sheshit. Po keshtu i bie qe qeveria spaska punuar fare qenka mar vetem me vjedhje.

  • Qobani: 22/02/2022 00:21

    A po mundë ta kuptoni qka ashtë Soji i ultë,mentaliteti i ultë,lakmia e madhe,të gjorët shkurtpamsat,gjithmon jan nluftë mes veti!

    Përgjigju
  • Qwert: 21/02/2022 18:31

    Balluku presidente !

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 21/02/2022 17:35

    Te arrestohet tabaku ..bravo balluku e beri legen fare tabakun...bravo per punet qe ka ber ministrja balluku..respekte te pafundme..

    Përgjigju
  • LORA: 21/02/2022 14:34

    Babalet alurijne kunder normalizimit te Shqiperise ,ne cdo aspekt. Por e kane te kote;mund te rrejne dhe ekzaltojne vetem te ngjashmit e tyre.

    Përgjigju
    • Emigranti: 21/02/2022 21:10

      Respekte per Ballukun.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës