Ahmetaj në shkollën e rikonstruktuar profesionale të Kamzës: Keni zgjedhur drejtimin e duhur

Ahmetaj në shkollën e rikonstruktuar profesionale të Kamzës: Keni zgjedhur drejtimin e duhur

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në shkollën profesionale në Kamëz

Në ditën e parë të vitit shkollor Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ishte në shkollën profesionale të rikonstruktuar të Kamzës, një investim në vlerën 213 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në të cilën studiojnë mbi 1800 nxënës në disa drejtime si IT, shërbim social, hoteleri turizëm, bujqësi etj.

Shkolla Profesionale e Kamzës është qendra e parë multifunksionale në Shqipëri që aplikon sistemin dual që kombinon teorinë me praktikën dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, ka krijuar Akademinë CISCO për nxënësit e IT, diplomat e të cilëve njihen edhe jashtë vendit.

Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj, tha se shifrat e arsimit profesional kanë ardhur në rritje në vitet e fundit dhe i njëjti trend vërehet nga sistemi i gjurmimit, edhe për punësimin pas përfundimit të shkollës.

Dita juaj e parë e shkollës është fantastike, sepse mbi të gjitha për cdonjërin prej jush ka një të ardhme aty jashtë në tregun e punës. Jo më kot kemi katër vite që e theksojmë që të kesh një kualifikim, të kesh arsim profesional, është një pasuri shumë e madhe në mendje dhe në zemër, për të justifikuar të gjithë atë kontribut që familjet japin për ju si nxënës, në mënyrë që nesër të mos endeni në tregun e punës me një ëndërr të financuar fallco, por të keni një profesion shumë të kërkuar për tregun e punës. Para katër vitesh, 1/3 e nxënësve të kësaj shkolle kishte pune kur dilte nga shkolla, sot 2/3. Por imagjinoni që këtu ka 1800 nxënës sot. Dikur, sikur t’i numëronim për një ditë të gjithë mundësitë e punësimit, 600 veta mund të punësoheshin. I bie që sot punësohen 1200 veta.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj 

Ahmetaj tha se formimi profesional është një zgjedhje e duhur, që afron garanci për punësimin.

Sot janë 76 mijë të papunë të regjistruar, ndërkohë në anën tjetër janë 46 mijë vende pune të lira, që i ka sjellë vetë në Shërbimin Kombëtar të Punës, të deklaruara, sektori privat. Teorikisht do të dukej sikur 46 mijë nga këta 76 mijë sot mund të punësoheshin, por kjo nuk është e vërtetë. Po pse nuk është e vërtetë? Sepse këta 76 mijë nuk kanë kualifikimin e duhur për të filluar punë nesër në ato 46 mijë vende pune që janë hapur. Ju do ta keni sepse keni zgjedhur arsimin e duhur.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj 

Shkolla profesionale e Kamzës, ka marrë vëmendje të konsiderueshme nga qeveria, por edhe donatorët, në favor të përmirësimit të infrastrukturës dhe rezultateve.

E shikoni atë ndërtesën atje? Shumë shpejt do të jetë pjesë e Qendrës Multifunksionale për ta kthyer realisht në një qendër trajnimi të brezit që vjen, në favor të familjeve të tyre, dhe të tregut të punës dhe të zhvillimit ekonomik. Qeveria gjermane ka dy projekte të mëdha afërisht 27 milionë euro në 10 vite për të investuar në fushën e arsimit profesional.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj

Nga ana e saj Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz tha se mbështetja e qeverisë gjermane për zhvilimin e mëtejshëm të arsimit e formimit profesional në Shqipëri, do të vazhdojë.

Gjermania ka një eksperiencë shumë të gjatë dhe pozitive me arsimin e formimin profesional. Vetëm vitin e shkuar, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik OECD vlerësoi arsimin dhe formimin profesional në Gjermani si një përgatitje të shkëlqyer për jetën profesionale. Dëshiroj të theksoj se Gjermania e mirëpret synimin e Qeverisë shqiptare për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, ndërmjetësimin e praktikave pranë kompanive private dhe orientimin e kurrikulave drejt standardeve ndërkombëtare. Jini të sigurt, që ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim.

Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz

Në vitin shkollor 2018-2019, janë 19,220 nxënës që do të ndjekin arsimin profesional, nga të cilët mbi 4700 të regjistruar në vitin e parë, shifër e cila pritet të rritet deri në përfudnimin e regjistrimeve në 1 Tetor. Sipas shifrave të INSTAT, pjesëmarrja në arsimin e mesëm profesional paraqitet me rritje në vitet e fundit. Në vitin shkollor 2017-2018 morën pjesë në arsimin profesional 20,6 % e nxënësve të arsimit të mesëm gjithsej.

Nga viti 2013 janë investuar mbi 1.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e ndërtimin e shkollave dhe laboratorëve, ndërsa po kaq planifikohet të investohen edhe përgjatë tre viteve të ardhshme. Vetëm në vitin 2017-2018 u rikonstruktuan 9 shkolla, në favor të mbi 7500 nxënësve në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur