Ahmetaj: Pas dy vitesh te veshtire
nis rritja ekonomike

Ahmetaj: Pas dy vitesh te veshtire<br />nis rritja ekonomike
Fjala e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në takimin me biznesin me temë “ Dialog, Përgjegjësi, Partneritet” , me 4 tetor, 2013. Te pranishem dhe kryeministri Edi Rama, ministri i Financave, Shkelqim Cani, Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali, dhe Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj.



I nderuar Z. Kryeministër, të nderuar pjesëmarrës.

Ndihem I privilegjuar sot, që po moderoj këtë aktivitet, I cili është I pari, në forumet e këtij lloji, që Qeveria jonë ndërmerr në kuadrin e një dialogu të hapur të skuadrës ekonomike të Qeverisë me Komunitetin e Biznesit dhe sigurisht me publikun shqiptar.

 Për ekonominë shqiptare, ky moment, është moment kruçal, jo thjesht për çka trashëgohet, jo thjesht për situatën tejet të vështirë ekonomike, buxhetore dhe financiare, por mbi të gjitha për modelin e ri që ne sëbashku do duhet të ndërtojmë.

 

Modeli aktual ka dështuar. Ekonomia shqiptare nuk mund të rritet më me borxhe, sepse e ka ezauruar kapacitetin e vet të borxheve. Ekonomia shqiptare shikon remitancat nga emigrantët, të bien në mënyrë drastike. Ne akoma nuk jemi një ekonomi e cila ka një degë eksporti apo aktivitet eksporti të fuqishëm, që të garantojë rritje ekonomike të qëndrueshme, cilësore dhe afatgjatë. Dhe sigurisht që ngelet që modelet, klima e biznesit të sjelli investime të drejtperdrejta të huaja.

Situata ekonomike, të cilën ne e gjetëm, është një situatë  për të cilën kemi detyrim historik, qeverisës, patriotik dhe detyrim transparence që t’ju tregojmë se si po e marrim atë. Jo thjesht për të treguar se çfarë ka bërë qeverisja e kaluar ( ky është vetëm një element), por për të treguar se çfarë do të duhet të bëjmë për të ardhmen sëbashku, edhe duke sakrifikuar.

 

 Prisnim një rritje ekonomike, në bazë të fjalëve, gati 3.5%, por rritja ekonomike është shumë afër zeros. Ekonomia shqiptare ka ndaluar. Kjo ekonomi nuk mund të eci dot, nuk mund të sigurojë rritje të qëndrueshme, nuk mund të sigurojë punësim nëse rritjet e saj nuk kapin 4%. E pra, sot jemi tejet larg, jemi gati ¼ -a nga objektivi afatmesëm që kemi sëbashku.


Gjithë këtë situatë nuk e ka sjellë thjesht kriza ndërkombëtare apo globale, nuk e ka sjelle kriza që kanë partnerët, Italia Greqia apo territori europian, por në thelb, kriza shqiptare është krizë e keq qeverisjes. Dhe aty do të duhet të fillojë rimëkëmbja ekonomike, tek mirëqeverisja, dhe kjo qeveri aty e vendos thelbin. Takimi I sotshëm , është një hap përpara drejt garancive  institucionale të qëndrueshme, mirëqeverisjen dhe dialogun, për të sakrifikuar dhe për tu rritur ekonomikisht nesër sëbashku.

 Të  ardhurat në buxhetin e shtetit janë nga më të ultat në njëzet vite duke u krahasuar me vitet 97. Kreditë e këqia po kapin nivelin 25% , ato statistikisht të deklaruara, sepse ju e dini shumë mirë, bankieret e dinë shumë mire, që ka 10% mbi këtë shifër që janë shumë afër, të quajturit zyrtarisht, “kredi të këqia”.


Në finale, cfarë I mungon ekonomisë shqiptare sot? Besimi! Sot I mungon besimi tek dialogu I ndërsjelltë, sot I mungon besimi tek e ardhmja, sot I mungon besimi tek fuqia investuese e biznesit dhe ekonomisë. Pikërisht këtu fokusohet Qeveria e re shqiptare, tek rikthimi I besimit, tek rikthimi I fuqisë ekonomike, tek rikthimi I kreditimit, por kjo nuk mund të fillojë pa ndërtuar sëbashku një dialog, për të qenë të qartë se cfarë ka ndodhur, ku jemi sot, çfarë kemi trashëguar dhe çfarë duam të bëjmë sëbashku. Ky është hapi I parë.

 Dua ta përsëris, problemet nuk I krijuam ne. Problemet në I gjetëm, por ky nuk është një justifikim. Po të ishte justifikim, do të ishte papërgjegjshmëri nga ana jonë, por jo, sepse këto janë problemet e  ekonomisë shqiptare, këto janë problem të qytetarit shqiptar dhe në fund, kjo Qeveri e ka përgjegjësi direkte ti dokumentojë, ti marri përsipër dhe sigurisht ti zgjidhë.


Kryefjala e gjithë këtij ndryshimi, duke filluar nga modeli, do të jetë dialogu me njëri-tjetrin. Dialog që ka munguar. Dialog që ka qenë , I imponuar,monolog në fakt. Ne në opozitë kemi bërë dialog. Kryeministri I Shqipërisë, kur ka qenë kryetar I opozitës, ka premtuar “ ne do të vendosim së bashku për çfarë do të bëjmë, do jemi transparent me ju, për çka do gjejmë, ne do të ndajmë me ju përgjegjësinë për një model të ri ekonomik. Sot sëbashku, ne e fillojmë këtë dialog.

 Dua t’ju informoj, se me inisiativën e Kryeministrit (të shpallur që në opozitë), në krye të 20 ditëve do të mbahet takimi I parë I Këshillit Ekonomik Kombëtar. Këshilli Ekonomik Kombëtar, do të jetë tryeza ku Qeveria, Komuniteti I Biznesit, Specialistë të nderuar Ndërkombëtarë, Institucione Financiare Ndërkombëtare në Tiranë, Guvernatori I Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të Bankave, do të ulen sëbashku dhe do të diskutojnë të ardhmen e ekonomisë shqiptare, që nga parimet themelore, modeli dhe deri tek shqetësimet e vogla por shumë të rëndësishme që mund të ketë komuniteti I biznesit.

  Ky është një premtim I drejtpërdrejtë I Kryeministrit, që takimi I parë I këtij Këshilli të bëhet realitet me datë 24 Tetor të këtij viti. Ndërkohë Kryeministri ka ndërmarrë përpara disa ditësh një iniciativë e cila është pritur shumë mirë nga Komuniteti I Biznesit. Ka hedhur idenë që kompanitë e mëdha të auditohen fiskalisht prej kompanive  më të mëdha të auditimit.

 Ky është hapi I parë se cfarë bën kjo Qeveri për të hequr nga qafa tërë atë mori taksidarësh, të cilët në fakt, kanë qenë flamurtarët e prishjes së klimës së biznesit dhe besimit të sipërmarrjes tek Institucionet Shtetërore.


 Në këtë përpjekje jemi bashkë me Institucionet Financiare Ndërkombëtare, Bankën e Shqipërisë dhe jemi të bindur se në krye të dy viteve, pasi të kemi kaluar një periudhë shumë të përgjegjshme, të ngarkuar e të vështirë për shkak të asaj që gjetëm, ne do të jemi në gjendje të rikthejmë rritjen ekonomike, cilësore afatgjatë, në nivele 4% e sipër.

 Për ta mbyllur, dua të them se Qeveria është duke mbledhur gjithë informacionin e duhur mbi borxhin e shtetit ndaj biznesit dhe është e bindur që kemi paketën e cila e nxjerr vendin nga kriza, një paketë shumë të qartë e cila e kthen besimin e sipërmarrjes tek qeverisja, besimin e të gjithë qytetarëve tek qeverisja dhe tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)