Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka publikuar së fundi një video nga ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku përmes një mesazhi dedikues uron të gjithë punonjësit dhe stafin e Ministrisë së Ekonomisë me të cilët ka punuar. Pas votimit në seancën e pasdites së të dekreteve të kreut të shtetit Ilir Meta, Ahmetaj nuk është më në pozicionin e Ministrit të Financave ndërkohë që ndë vendin e tij , e ka zënë Anila Denaj e cila mori sot zyrtarisht detyrën e re, pas ceremonisë së betimit në presidencë.
"Sot mund të flisnim shumë për sfidat, arritjet, vështirësitë dhe sukseset e ekonomisë, që kanë qenë jo të pakta, as pak të larmishme përgjatë tre viteve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Por shifrat janë aty, flasin vetë për diferencën dhe arritjet. Për rritjen ekonomike me mbi katër herë, për punësimin, tregtinë, investimet, konsumin, të ardhurat, për konsolidimin fiskal, apo lehtësimin e ngarkesës fiskale vit pas viti për sipërmarrjet shqiptare.Prandaj kam një dedikim ndryshe, për ata që shpesh i quaj "ushtarët e panjohur të ekonomisë e financave", që e kanë pasur sfidën cdo ditë mbi tryezën e punës dhe aspak kohë për të njohur arritjet. Gjithësecilit prej jush, Faleminderit!", shkruan Ahmetaj në faqen e rrjetit social.
Video e postuar nga Arben Ahmetaj
Booo prap na doli ky hajduti pacip.nw burg e ke vendin mor palaco
Përgjigju