Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është fotografuar duke shkuar në punë me autobus.
Siç edhe e kishte premtuar më parë që nuk do të përdorte makinën, ai e ka mbajtur fjalën. Ahmeti sot ka nisur punën për herë të parë si Kryetari i ri i Prishtinës.
Gjithashtu, ai ka prezantuar edhe ekipin e tij të punës se me kë do të drejtojë Prishtinën.

Në postin e nënkryetarit të komunës së Prishtinës do të jetë Dardan Shehu. Liburn Aliu do të drejtojë drejtorinë e Urbanizimit dhe drejtor i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Blerta Zeqiri do të jetë drejtoreshë e Kulturës, Ardian Gashi drejtor i Shërbimive Publike, Blerta Zeqiri drejtoreshë e Kulturës, Jusuf Thaçi drejtor i Arsimit dhe Nora Kelmendi drejtoreshë e Hipotekës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com