PRISHTINE - Rreth 150 familje kosovare kanë blerë banesa në Sarandë dhe pothuajse në të gjitha furrat, në këtë qytet, pronarët e tyre janë nga Kosova. Kështu u tha në panairin e përbashkët biznesor të turizmit dhe produkteve vendore, ku përveç kryetarit të Prishtinës,Shpend Ahmeti, ishte edhe ai Sarandës, Stefan Çipa si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Kështu u tha në panairin e përbashkët biznesor të turizmit dhe produkteve vendore, ku përveç kryetarit të Prishtinës,Shpend Ahmeti, ishte edhe ai Sarandës, Stefan Çipa si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Çipa tha se lidhjet me shqiptarët e Kosovës shtohen përditë e më shumë dhe se familjet nga Prishtina, të cilët kanë blerë banesa në Sarandë, tashmë janë edhe banorë të Sarandës.

Çipa: Bashkëkombasit tanë vijnë si miQ dhe kthehen si vëllezër

"Saranda frekuentohet rreth 500 mijë turistë në vit, nga këta rreth 35 % janë turistë të huaj. Por këtu nuk i kamë përfshirë vëllezërit tanë kosovarë tek turistët e huaj, sepse janë vizitorë vendas, dhe siç me kënaqësi e tha kryetari Ahmeti, në Sarandë janë rreth 150 familje nga Prishtina që kanë blerë apartamente pra janë bërë banorë të Sarandës, shtohen përditë lidhjet e ndërsjella midis vëllezërve të një kombi dhe gjithmonë jeni të mirëpritur jo vetëm në sezonin turistik, por gjatë gjithë vitit... Slogani për vendasit “ Vjen si mik, largohesh si vëlla, për të riardhur përsëri në vazhdimësi në Sarandën tonë”, ka thënë Çipa.

E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se banorët e Kosovës në Sarandë e në vendet tjera të Shqipërisë, inkurajojnë edhe më shumë dy shtetet, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, që të zhvillohen edhe më shumë marrëdhëniet e bashkëpunimit.

Minxhozi: Duhet të nxitemi për t`i dhënë udhë ideve të biznesmenëve shqiptarë

“Atëherë ne shkojmë mbas bukurisë të madhe të Sarandës, mbas vizitorëve të parë kosovarë që kanë shkuar këtu e 15 vjet dhe tani janë rritur shumë në numër, ashtu siç ka në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, lagje të shqiptarëve nga Kosova, edhe në Sarandë kanë një bllok apartamentesh, që janë vetëm nga Prishtina dhe zonat për rreth. Dhe kjo na inkurajon shumë që të zhvillojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit. Ashtu siç e tha kryetari, Shpend Ahmeti, është tepër interesante fakti që duhet të nxitemi ne për t`i dhënë udhë ideve, mendimeve që kanë biznesmenët kosovarë në Shqipëri, që kanë biznesmen kosovarë në zonën e Sarandës, që kanë biznesmen nga Saranda, këtu në Kosovë” tha Minxhozi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se prodhimet e Shqipërisë të cilat nuk mund të gjenden në Kosovë, duhet të promovohen sa më shpejtë në Prishtinë, ku sipas tij, ato produkte mund të arrijnë edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Ai tha se investimet e shqiptarëve të Kosovës, në Sarandë, janë duke u rritur dhe se shumica e furrave në Sarandë, pronarët e tyre janë shqiptarë nga Kosova.

Ahmeti: Furrat në Sarandë, pothuajse të gjitha të kosovarëve

“ Me ketë rast për mua është kënaqësi që para fillimit të kësaj sezone turistike në komunën e Prishtinës, të promovojmë do të thoja ndoshta edhe kryeqytetin e bregdetit shqiptarë, në përgjithësi, e presim kryeqytetin e bregdetit shqiptarë, Sarandën në kryeqytetit e Kosovës, në Prishtinë. Gjatë këtyre viteve numri i investimeve që shqiptarët e Kosovës po bëjnë në Sarandë, është duke u shtuar. Saranda po bëhet gjithnjë më atraktive, gjithnjë më e bukur, gjithnjë më tërheqëse për të gjithë turistët. Prandaj sot kemi pasur kënaqësi të flasim ehe më shumë për thellimin e këtij bashkëpunimi...Sot isha i befasuar se edhe kryetari Qipa më tregoi për shumë biznese kosovare të cilat po hapen në Sarandë po flasim për biznese të vog la, tash na thënë se pothuajse gjithë biznesin e furrave pothuajse e mbajnë kosovarët” , ka thënë ai.

Në këtë panair, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosc, si dhe zyrtarë e qytetarë të dy komunave.

Atje  tha se shumë shpejt duhet të zhvillohet edhe në Sarandë dita e Prishtinës, sikurse që u zhvillua sot në Prishtinë, dita e Sarandës.

Marrë nga Kosova Press
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)