HELSINKI - Ish i dërguari i OKB -së për çështjen e statusit të Kosovës si dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe, Martti Ahtisaari, është treguar mjaft i qartë përsa i përket Serbisë dhe integrimit të saj drejt BE-së lidhur me refuzimin e për mosnjohjen e Kosovës si shtet.
"Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në BE për aq kohë sa nuk njeh Kosovën. Tashmë Serbia e ka humbur të drejtën e saj në Kosovë ndaj dhe nuk meriton të përftojë asnjë lloj favori" u shpreh Ahtisaari nga selia e Institutit të Paqes, Crisis Management Initiative.
Aktualisht janë 91 shtete të cilët e kanë njohur statusin e Kosovës. Gjithsesi mbeten pesë vende të BE-së, siç janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro, të cilët nuk e kanë njohur akoma.
"Vendet që nuk e kanë njohur akoma Kosovën, kanë ndihmuar Serbinë në përpjekjet e saj të dëshpëruara kundrejt Kosovës, gjithsesi unë jam i bindur se kjo situatë do të ndyshojë shumë shpejt." tha ish presidenti i Finlandës.
Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë Tomisllav Nikoliç deklaroi para pak kohësh së nuk do ta njihte Kosovën edhe sikur kjo e fundit të ishte kusht për të hyrë në BE.
Lidhur me këtë çështje Ahtisaari u shpreh se "Nuk do të ketë kurrëfarë lëshimesh për Serbinë. Nëse dëshirojnë të shkojnë drejt Rusisë, janë të lirë ta bëjnë"
Deklarata e Martti Ahtisaarit nuk është pjesë zyrtare e politikës finlandeze, por sipas diplomatëve , Ahtisaari ka një ndikim të madh në politikën ndërkombëtare.
(ed.ka/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com