Gjatë protestës ditën e sotme para Kryeministrisë, tonet janë ashpërsuar edhe mes organizatorëve, të cilët në një moment janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkaqe ende të paqarta.
‘Ai ka mendimin e vetë...’, dëgjohet një prej organizatorëve t’i thotë organizatorit tjetër Edison Lika, duke i kërkuar këtij të fundit që t’i japë lirinë të shprehë mendimin e tij.
Tensionet gjatë protestës së sotme vijnë pas sherrit dhe akuzave të ndërsjellta gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të protestës, i mbajtur ditën e sotme me kërkesë të Edviol Kryendriturit.
Lajmi kryesor:
Më të paktë në numër, qytetarët në protestë për të 49-ën ditë! Organizatorët kundër mbledhjes së ‘Kuvendit Kombëtar’: Përfaqësuesit janë në shesh










