Çelet fondi arkivor i degës së Sigurimit të Naftës, kryetarja e Autoritetit: Kalvari i vuajtjeve të tyre meriton përmendore

Çelet fondi arkivor i degës së Sigurimit të Naftës, kryetarja e Autoritetit: Kalvari i vuajtjeve të tyre meriton përmendore

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, çeli sot fondin arkivor të degës së Sigurimit Naftës.

U zhvillua edhe një simpoziumin shkencor: “Eksplorimi dhe Zhvillimi i sektorit të naftës nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit 1944-1991”, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. 

Të pranishëm ishin pasardhës të inxhinierëve të naftës, heronj të shkencës dhe viktima të regjimit komunist, të cilët vlerësuan këtë nismë.

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula theksoi se kalvari i vuajtjeve të këtyre njerëzve meriton një përmendore.

"Gjithë kjo dramë, gjithë ky kalvar vuajtjesh të pamerituara, ky potencial njerëzor i shkuar dëm nga 1947 deri ne 1990 meriton një përmendore në Fier dhe ky është një projekt që duam ta vijojmë me Bashkinë e qytetit dhe Albeptrolin. Ndërkohë do të avancojmë më tej punën në drejtim të përmbushjes së misionit për trupat e pagjetur duke marrë vendimin për të filluar hetime administrative për trupat e inxhinierëve të zhdukur. Do bëjmë çmos të kërkohet në mënyrë intensive të mbërrihet deri tek gjetja e këtyre trupave, duke i qëndruar pranë familjarëve në të drejtën për pasur një vendprehje për njerëzit e tyre”, tha kryetarja Sula.

Sula shtoi se ky projekt do të japë kontribut të pazëvendësueshëm në ndriçimin e skutave të errëta të Sigurimit të Shtetit.

“Diktatura pa dhunën, ideologjinë dhe politizimin ekstrem është e paqëndrueshme. Por dhe prodhimi, pa te drejtat njerezore te stafit teknik rezultoi po ashtu i paqëndrueshëm. Nëpërmjet çeljes së arkivës dokumentare si dhe studimit të tyre nga ekspertë të historisë dhe shkencës së gjeologjisë japim sot një kontribut të pazëvendësueshëm në ndricimin e skutave të errëta të Sigurimit të Shtetit, që me hetimet, persekutimet e ekzekutimet famëkeqe turpëruan çdo ndenjë humane dhe futën në ngërç zhvillimin e sektorit të naftës në Shqipëri”, tha ajo.

Jovan Plaku, djali i inxhinierit të pushkatuar, Koço Plaku, ende sot i zhdukur tha se dosjet zbulojnë djallëzinë e atyre që ai i quajti shërbëtor të regjimit.

“Sot, di të them që të gjitha këto dosje, kanë vlerë të mirëfilltë studimore, sepse ato zbulojnë jo vetëm shkallën e persekutimit, por zbulojnë në përmasë të plotë edhe djallëzinë dhe perversitetin e shërbëtorëve të regjimit në ekzekutimin e këtij persekutimi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mizoria e diktaturës si regjim, mund të tejkalohet vetëm nga një mizori tjetër, mizoria e ekzekutorëve të regjimit, çnjerëzorë pa kufij dhe të pashtershëm në ligësi”, tha ai.

Studiues të historisë, ekonomisë dhe jurisprudencës, profesorë dhe inxhinierë të naftës, dëshmitarë të kohës, familjarë sollën fakte dhe studime që hodhën dritë mbi zhvillimit të sektorit të naftës në Shqipëri gjatë periudhës 1945 – 1991, dokumentimin e represionit të Partisë së Punës ndaj shkencës, fatin tragjik të gejologëve e shkencëtarëve si:  Stanisllav Zuber, Riza Alizoti, Thoma Pojani, Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari etj.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Një pjesë e tyre u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan dhe trupat e tyre janë ende sot të pagjetur.
 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar