TIRANË- Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pezulloi paraditen e sotme aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Dhe në fakt pasdite statusi i 'Air Albania' në QKB u riktheu aktiv. Paradite, burime nga kompania bënë me dije aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijoi pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.

Pezullimi në QKB ka ndodhur për shkak të një mospërputhje mes formularit të kërkuar nga qendra e biznesit dhe ai i dërguar nga kompania ‘Air Albania’ lidhur me përfituesit finalë. Të njëjtat burime sqarojnë se ditën e sotme kompania po ridërgon formulain sipas kërkesave të QKB-së dhe pritet menjëherë që të rikthehet në statusin aktiv. Një fakt i tillë është konfirmuar dhe nga vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se po bëhet proces rutinë ndërsa ka dijeni që dokumentacioni do të dorëzohet gjatë ditës së sotme.

“Komenti i parë që do bëj është se 'Air Albania' është kompani private në 90% të aksioneve. Fakti që QKB zbaton ligjin pavarësisht se shteti është 10% aksioner, tregon sesa mirë funksionojnë strukturat shtetërore dhe është për t’u përgëzuar. Unë jam informuar se është një proces rutinë që iu ndodh disa kompanive kur nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur për të pasur të gjithë dritën jeshile nga QKB. I është kërkuar bashkëpronarit të huaj ndoshta të pamësuar me rregullat e Shqipërisë që të dorëzojë përfituesin fundor. Di që do të kryhet brenda ditës së sotme”,-tha Balluku.

Kjo ka ardhur si pasojë e implementimit të legjislacionit të ri dhe që ka prekur edhe kompani të tjera, por që nuk ndikon në vazhdimësinë e aktivitetit.

Faksimilja e statusit të Air Albani në QKB

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Air Albania rikthehet sërish aktiv në QKB

1662569928_AirAlbaniaZABELAirbusA31913249565881813.jpg

Aktiviteti i fluturimeve në Air Albania është rikthyer sërish aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) pas zgjidhjes së problematikës proceduriale.