'Air Albania' i përgjigjet Arben Ahmetajt: Paguaj borxhet që na ke, për udhëtimet që ke bërë bashkë me familjarët e tu

'Air Albania' i përgjigjet Arben Ahmetajt: Paguaj borxhet që na ke, për udhëtimet që ke bërë bashkë me familjarët e tu

Arben Ahmetaj

Kompania 'Air Albania' ka reaguar pas akuzave të Arbën Ahmetajt, gjatë intervistës së tij në një emision televiziv.

Kompania i kërkon Ahmetajt që të paguaj borxhet që ai i ka kompanisë për udhëtimet që ke bërë bashkë me familjarët e tij.

“Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se: Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat. Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma. Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania”, thuhet në reagim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 30/01/2025 11:37

    Hera e pare qe degjoj nje kompani ajrore qe lejon udhetime me lek borxh…dmth kur ti kesh na i jep..

    Përgjigju
  • Or tej: 30/01/2025 09:10

    Te marr autobuzin me duhet te paguaj bileten me lek ne dore ndersa qeveritaret bredhin boten me familje dhe paguajne avionin kur ti doje trapi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Alex: 29/01/2025 23:22

    Si ka mundesi qe paska fluturuar me liste ky Ahmetaj te kompania Air Albania

    Përgjigju
  • Tirona: 29/01/2025 17:02

    U hudh në sulm brigada 1 mrojtëse e Ed Ramës me në krye kryemafiozin Sinan Idrizi.Si gjithmonë.i gatshëm në shërbim të Don Ramës

    Përgjigju
    • Eno: 29/01/2025 17:30

      Sinan Idrizi=Sudja piramidale e Vlores.

  • Redi: 29/01/2025 16:40

    Me vjen vertet keq per kete kompani qe duhet te ishte fytyra nderkombetare e Shqiperise dhe Shqiptareve por per fat te keq togri ka te drejte se kjo kompani ka borxhe ne shume aeroporte per sherbime,furnizime etj. Po e mbajne me serume duke qe ne ditet e saj me te zeza nga keqmenaxhimi i drejtuesve kryesore qe vetem e kan vjedh. Ishalla del ndonje investitor serioz ta ngrej lart ket kompani dhe te na nderoje vertet me flote avionesh jo vetem me 1 avion laj thaj.

    Përgjigju
  • Ky veremli: 29/01/2025 15:46

    Goja madhe ha shume mut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Fjala e PLOTË e Ramës: Çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi! Deshi apo s’deshi, mori mbi supe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Fjala e PLOTË e Ramës: Çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi! Deshi apo s’deshi, mori mbi supe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë