'Air Albania' vijon udhëtimet testuese, në bordin e Lasgushit familje në nevojë, pensionistë dhe gazetarë

Air Albania, kompania e parë shqiptare e fluturimeve ajrore, vijon udhëtimet testuese drejt Stambollit. Kompania në bashkëpunim me qeverinë ka zgjedhur që udhëtimet e para t’i bëjë me studentët e ekselencës, pensionistët, familje në nevojë apo përfaqësues të medias. 

Kritikat fillestare se në bordin e avionit nuk kishte komunikime në gjuhën shqipe, janë korrektuar. Stafi i 'Air Albania' nuk ka asgjë më pak se të kompanive të tjera me traditë disa vjeçare në tregun shqiptar. 

Avioni i parë, i pagëzuar nga kryeministri Rama si “Lasgushi” ofron kushte komode, instruksione në shqip, shërbim cilësor dhe vakte të kënaqshme. 

Kjo kompani do të operojë fillimisht me linjën Tiranë-Stamboll e anasjelltas, duke ndikuar në çmimet e biletave në treg për këtë destinacion e duke ju mundësuar shqiptarëve një vizitë më të lirë qoftë edhe për turizëm në Stamboll.

Kompania do të vijojë udhëtimet testuese dhe do të jetë e hapur zyrtarisht për qytetarët javën e tretë të tetorit. Air Albania është një bashkim i aksioneve të qeverisë shqiptare përfaqësuar nga Albcontoll, dhe biznesmenit shqiptar, Sinan Idrizi me 51 përqind, ndërsa kompania turke e fluturimeve, Turkish Airlines ka 49 përqind të aksioneve. 
 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 24/09/2018 02:28

    Kush eshte Sinani dhe nga doli ky?!!!

    Përgjigju
  • Artan: 23/09/2018 20:02

    Pse Sinani?

    Përgjigju
  • hakunamatata: 23/09/2018 16:47

    Cfare testimi more aman se na cmendet.Ku kemi pare te testohet avioni plot me njerez.Apo po testojne ajrin nese ka dendesine e duhur.Hej pike e zeze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim