Ka shkuar në 30 numri i trupave të gjetur, nga 162 pasagjerë që udhëtonin në avionin Air Asia QZ8501, i cili përfundoi në fund të detit Java. Kundrejt motit të keq, një ekip shumëkombësh po përdor pajisje të ndjeshme të zbulimit akustik me qëllim për të gjetur kutinë e zezë të avionit. Pavarësisht kërkimeve masive 5 ditore ende nuk është gjetur lokacioni i avionit të rrëzuar ku mendohet të jenë edhe trupat e personave të tjerë.

Kërkimet disa ditore dhe moti i keq kanë thyer shpresat për gjetjen e avionit, ndërsa ekipet po mbështeten në hidrolokator dhe pajisje dëgjimi në një sipërfaqe detare të Java-s prej 1575 milje. Fluturimi QZ 8510 po udhëtonte nga Surabaya e Indonezisë për në Singapor me 162 njerëz në bord në momentin kur u zhduk. Shkaku i rrëzimit mbetet ende mister, ndërsa mësohet se nuk ka të mbijetuar.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)